Home Aktuale Ndryshohet aktakuza ndaj Grupit të Dobrosinit

Ndryshohet aktakuza ndaj Grupit të Dobrosinit

36
0
SHARE
Gjilan – Ndaj Grupit të Dobrosinit i njohur si “Lëvizja e lirisë” është ndryshuar aktakuza dhe ky ka qenë edhe shkaku kryesor është shtyrë seanca gjyqësore për 24 dhe 25 nëntor 2016 tha avokati mbrojtës Shemsedin Pira.
Ndaj Grupit të Dobrosinit tashmë është ndryshuar aktakuza dhe ky element i ri ka ndikuar që avokatët mbrojtës të kërkojnë afat shtesë për tu deklaruar rreth versionit të ri të aktakuzës.

Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Pira tha për rajonipress se gjykimi ndaj Grupit të Dobrosinit është shtyrë për datat 24 dhe 25 nëntor me arsyetimin se aktakuza e përmirësuar ka ndryshime dhe na duhet kohë për tu deklaruar rreth saj.

Pira tha se aktakuza e ndryshuar është më e lehtë se ajo e para. Megjithatë Pira tha se mbrojtja do të bëjë edhe një përgjigje rreth aktakuzës së re.

Ndryshe trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, kishte shpallur aktgjykimin ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”. Trupi gjykues kishte shqiptuar hiq më pak se 56 vite e 44 muaj burgim.

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor të akuzuarit Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.

Aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste, pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë./rajonipress/