Home Aktuale Ndërroi jetë veprimtari nga Medvegja Lulzim Sahiti

Ndërroi jetë veprimtari nga Medvegja Lulzim Sahiti

314
0
SHARE

Mbrëmë në një moshë fare të re, ndërroi jetë, veprimtari i palodhur nga Medvegja, Lulzim Sahiti.

Lajmi për vdekjen e tij të hershme, mbushi pikëllim shumë miq dhe bashkëveprimtarë të tjerë, jo vetëm nga Medvegja, por edhe nga Bujanoci, Presheva dhe më gjerë.

12729094_10205319968950744_404858620008598273_n

I ndjeri, dritë pastë, Lulzim Sahiti, ka ushtruar pozicionin e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame, në kuadër të BIPBM, për Medvegjë.

Varrimi i të ndjerit bëhet, sot, më 20.02.2016, në ora 14,oo në varrezat e Llapashticës, në Medvegjë.

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë BIPBM, i shpreh ngushëllime familjes Sahiti, duke ndarë dhembjen me ta dhe gjithë ata, që e njohën këtë veprimtar të palodhur, të dashur dhe të sinqertë të kauzës sonë kombëtare.