Home Aktuale Ndërroi jetë prof Fehmi Kelmendi nga Presheva

Ndërroi jetë prof Fehmi Kelmendi nga Presheva

284
0
SHARE

Më datën 30.12.2015, në moshën 85 vjeçare, në Biel të Zvicrës, ndërroi jetë prof.Fehmi Kelmendi nga Presheva.
I ndjeri, gjatë jetës së tij punoi si profesor i historisë ne edukimin e shumë gjeneratave në Preshevë. Fehmiu ishte i përndjekur si veprimtar politik nga shteti Jugosllav për çka dhe u detyrua të mërgonte jashë vendit. Për shumë vite jetoi dhe punoi në Zvicër duke mos e ndalur për asnjë moment aktivitetin e tij në funksion të Bashkimit Kombëtar.
Është autor i shumë veprave letrare dhe historike që u botuan në Zvicër.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 02.01.2016, në orën 14:00, në Preshevë