Home Aktuale Ndër 18 të arrestuar për drogë në Itali, 5 shqiptarë

Ndër 18 të arrestuar për drogë në Itali, 5 shqiptarë

159
0
SHARE

Policia italiane ka ndaluar 18 persona gjatë operacionit “Life style”, kundër trafikut të drogës në lokalet e natës e në ambientet e palestrave në qytetit e Riminit.

Personat që janë vënë nën hetim, janë shtetas italianë, shqiptarë e marokenë. Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar në kuadër të këtij operacioni të policisë së Riminit, sipas Shekullit, janë, Eris Hajdari, Denis Muca, Xhevdet e Erion Zaimi, Redia Gjuraj.

Shqiptarët ishin furnizuesit e kokainës në grupin e italianëve që më pas e trafikonin nëpër lokalet e natës në rivierën e Riminit. Kokaina importohej drejtpërdrejtë nga Holanda, dhe lidhjet midis grupit të italianëve dhe shqiptarëve i mbante Denis Muça.

Hetimet e policisë italiane kanë dokumentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike kryesisht kokainë e të substancave farmaceutike ilegale nga ana e frekuentuesve të palestrave të Riminit.