Home Aktuale Ndalohen stoli argjendi me vlerë 16.000 euro në kufirin e Preshevës

Ndalohen stoli argjendi me vlerë 16.000 euro në kufirin e Preshevës

114
0
SHARE

Doganierët kanë parandaluar shtetasin grek që të transportoj më shumë se pesë kilogram stoli argjendi, me vlerë rreth 16.000 euro, në vendkalimin kufitar të Preshevës.

Siç thuhet në njoftim të drejtorisë së doganës, transmeton presheva.com, tek greku janë gjetur 500 palë vathë, 300 unaza, 200 varëse për xinxhirë dhe aq zinxhirë, si dhe 80 hallka e katër komplete.