Nazmi Duraku nga Breznica e Bujanocit është kultivues i mirë i pemëve të llollojshme e veçanërisht të mollës raporton Lugina Press.
Nazmi Duraku me profesion është ekonomist i diplomuar dhe njëherit këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit. Edhe përkundër kësaj ate aspak nuk e pengon të merret dhe me pemtari. Me kultivimin e pemëve Dukraku ka filluar të merret nga 2008.
Edhe pse kultivimi i pemëve kërkon një angazhim të madh dhe një përkujdesje, duke filluar nga krasitja e tyre në stinën e Pranverës , pastaj spërkatja , ujitja dhe mbledhja e frutave, aspak nuk e gjunjëzon Nazmiun, sepse këtë e bënë me vullnet dhe elanë.
Tani ai ka mbjellur 25 ari tokë me lloje të ndryshme të pemëve , due filluar nga molla dhe llojet e ndryshme të saj, pastaj lloj lloj dardha e kumbulla,qershia, pjeshkë, lajthi , arra e të tjera.
Nazmiu tashmë e ka përfunduar dhe mbjellen e mollave ku ka vjelur rreth 3 tonë.
Kultivimin e pemëve ai e bënë me gjithë dëshirë dhe mendon që në të ardhmen ta zgjeroj prodhmin e këtij biznesi./Lugina Press/