Home Aktuale “NATO dhe Rusia të veprojnë bashkërisht në Ukrainë, si në Kosovë”

“NATO dhe Rusia të veprojnë bashkërisht në Ukrainë, si në Kosovë”

121
0
SHARE

Rusia dhe NATO-s duhet të bashkojnë trupat së bashku dhe të hyjnë në Ukrainën lindore, ka thënë gjenerali i pensionuar gjerman, Harald Kujat, duke e bërë një analogji me kontingjentin paqeruajtës në Kosovë.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të stabilizohet situata në rajon.

“Ushtria ukrainase nuk është e aftë të krijojë paqe në Lindje, ndërsa përpjekjet diplomatike dolën të pasuksesshme”, tha ai për Deutschlandfunk, transmeton Telegrafi.

Kujat shtoi se për t’u shmangur situata në të cilën Rusisë nuk i mbetet gjë tjetër pos invadimi, duhet të veprohet bashkërisht.

“Në këtë rast, modeli i Kosovës, pra kontingjenti i KFOR-it ku kishte edhe ushtarë rusë, për mua është e arsyeshme dhe më e mundshma”, shton Kujat. /Telegrafi/