Home SPORT Nasri: Bayerni, jo Barcelona ekipi më i mirë

Nasri: Bayerni, jo Barcelona ekipi më i mirë

43
0
SHARE

Samir Nasri provokon Barcelonën, kur mbeten edhe gati 3 javë nga ndeshja e kthimit për 1/8-at e Champions League. Në Etihad Stadium, Manchester City u mund 0-2 nga blaugranat, megjithatë mesfushori francez nuk mendon se janë ata skuadra më e mirë në botë, deklaratë kjo që mund ta ndezë edhe më shumë shpirtin luftarak mes dy ekipeve kur të ballafaqohen sërish në Camp Nou.

“Nuk mendoj se është Barcelona skuadra më e mirë që ka luajtur në shtëpinë tonë, por Bayerni i Myninut. Kundër bavarezëve nuk e kemi prekur topin për 60 minuta. Nëse nuk do të kishte qënë ajo penallti e dyshimtë, ndeshja e të Martës do të kishte përfunduar 0-0. Ndërsa me Bayernin nuk ndodhi kështu. Ata shënuan gola që nuk erdhën si rezultat i gabimeve tona”.

Me sytë e mendjen nga Camp Nou, francezi ka besim të plotë se një përmbysje me Barcelonën është plotësisht e mundur.

“Ky duel nuk ka përfunduar ende. Në total janë 180 minuta lojë dhe ku i dihet, ndoshta ndaj Barçës mund të bëjmë atë që bëri Valencia kur e mundi në shtëpi. Duhet të rrezikojmë, pse jo? Në fazën e grupeve shkuam në Mynih dhe fituam. Të njëjtën gjë mund të bëjmë kundër Barcelonës. Do të luftojmë deri në fund, pasi kualiteti nuk na mungon”.

Rikthimi i Agueros konsiderohet shumë i rëndësishëm nga mesfushori i Citizens. Për Nasri, sulmuesi argjentinas mund të jetë çelësi i suksesit të skuadrës, duke përfituar edhe nga fakti se Barcelona në filozofinë e saj sulmon dhe nuk mbyllet në mbrojtje.

 

LEAVE A REPLY