Home Aktuale Naser Zairi drejtor i ri në Sh.f “Muharrem Kadriu”në Tërnoc

Naser Zairi drejtor i ri në Sh.f “Muharrem Kadriu”në Tërnoc

177
0
SHARE

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të emërojë ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc .

Ministria e Arsimit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ushtrues të detyrës së drejtorit ka emëruar prof.Naser Zairin, mësimdhënës disavjeçar i kësaj vatre arsimore, nga më të mëdhatë në nivel të Komunës së Bujanocit dhe më gjerë në rajon.

Këto ndërrime erdhën si rezultat të shkarkimit të ish drejtorit të kësaj shkolle Bajram Salihu, nga Ana e Ministrisë së Arsimit.

Naser Zahiri, ka mbaruar Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë  Shqipe, në Prishtinë, i cili në fillim punoi si përkthyes në Kuvendin Komunal të Bujanocit, për të vazhduar si profesor i gjuhës shqipe në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

Naser Zairi  bashkpunëtorë professional në fushën e arsimit është edhe autorë i 10 përmbledhjeve të detyrave nga lënda e gjuhës shqipe për provimin e fundit të semimaturantëve. Ai njihet eshe si aktivist i dalluar në shkollë, ku nxënësit e tij kanë treguar njohuri në garat të ndryshme të shkollave.

Drejtori i posazgjedhur prof. Naser Zahiri, ka një bagazh të madh të veprimtarive politike, arsimore e humanitare. Ai, gjatë viteve të 80-ta në Prishtinë dha një kontribut të jashtëzakonshëm, po ashtu kontributi i tij veçohet edhe para dhe pas luftës, duke mos lënë anash edhe humanizmin që e ka në shpirt. Në këtë drejtim, duhet veçuar punën e tij si mësimdhënës në një periudhën 17 vjeçare në arsim në Shkollën e fshatit të tij të lindjes, pastaj njihet si autor i 10-të përmbledhjeve të detyrave për provimin kualifikues nga lënda e gjuhës shqipe, si dhe angazhimin e tij në Grupin Letrar të shkollës, duke marrë pjesë në gara komunale e ndërkomunale, duke nxënë madje edhe vendin e parë. Meqenëse profesor Naseri, e kishte në shpirt poezinë, ai, së bashku me nxënësit e tij, treguan suksese edhe jashtë kufijve shtetëror në Zvicër e Stamboll.

Personaliteti i profesor Naserit, shquhet edhe për seriozitetin e këmbëngultësinë për suksese, është i drejtpërdrejtë, si dhe urren dyftyrësinë dhe shpifjen.

Vlen të cekët se Nazer Zahiri ka lindur, në Tërnoc, më 1960 dhe është prind i tre fëmijëve./Lugina Press/