Home Aktuale Nait Hasani: Do të vazhdojmë bashkëpunimin furnizim me libra nxënësit në Luginë

Nait Hasani: Do të vazhdojmë bashkëpunimin furnizim me libra nxënësit në Luginë

119
0
SHARE

Delegacioni i republikës së Kosovës sot ka vizituar edhe dy shkollat e mesme dhe shkollën fillore Zenel Ajdini në Raincë aty ku policia serbe konfiskoi tekstet shkollore.

E vizita e delegacionit kosovar në krye me zotin Nait Hasani kryetar i komisioni për arsim në Parlamentin e Kosovës vazhdoi sot nëpër shkollat e mesme në Preshevës dhe atë fillore në Raincë. Mysafirët gjatë vizitës u shoqëruan nga Kryetari dhe nënkryetari i Këshillit Kombëtar Sahqiptar. Delegacioni i komisionit për arsim pas vizitës së shkollave shqipe u zotua se këto probleme do të ti shtrojnë në tavolin pran organeve përkatëse. Delegacioni nga Republika e Kosovës gjegjësisht Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Kulturë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës zotri Nait Hasani me anëtarë të tjerë ka realizuar sot takime me drejtorët e shkollave të mesme në Preshevë zotin Telat Arifin e Abdurraman Zylfiun si dhe me drejtorin e shkollës fillore në Raincë Shukri Ymerin. Zoti Hasani është njoftuar më hollësisht rreth problemeve që ballafaqohen shkollat shqipe në Luginë. Delegacionin në fjalë pati rastin të njihet me për së afërmi edhe me plan programin mësimorë në vizitat që i bëri disa paraleleve nëpër shkolla. Ai është zotuar se problemet sa i përket teksteve mësimore do ti parqet në organet kompetente madje premtoi se që në periudhën vijuese të vazhdojë bashkëpunimi me përkrahjen respektivisht sigurimin e teksteve mësimore falas për nxënësit shqiptar të ciklit të ulët. Edhe dy drejtorët e shkollave të mesme e kanë njoftuar delegacionin Kosovar me mungesën e teksteve për shkollim të mesëm,E delegacioni kosovar në shkollën fillore në Raincë u prit në mënyrë madhështore . Shumë nxënës me lule në duar e qytetar kishin dalë për ti pritur mysafirët me duartrokitje. Më pas drejtori Shukri Ymeri i njoftoi delegacionin në fjalë problemet që ballafaqohet kjo shkollë me rastin e konfiskimit të teksteve mësimore. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Kulturë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës në krye me zotin Nait Hasani është takuar edhe me përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare. /Lugina Press/