Home Aktuale Nait Hasani – do të kërkojmë reciprocitet për shqiptarët e Luginës së...

Nait Hasani – do të kërkojmë reciprocitet për shqiptarët e Luginës së Preshevës në raport me serbët në Kosovë

165
0
SHARE

  Gjatë takimi me kryetarin e këshillit kombëtarë shqiptarë Jonuz Musliu dhe kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa kryetari i Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Kulturë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nait Hasanin ka thënë se çështjet e arsimit dhe reciprocitetin me serbët në Kosovë do ta kërkojë nga Edita Tahiri që të diskutohet edhe në Bruksel.

Nait Hasani ragmi mustafa

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Kulturë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës në krye me Nait Hasanin i shoqëruar edhe nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku kanë vizituar sot Luginën e Preshevës. Delegacioni I Kosovës fillimisht kanë vizuar selinë e Këshillit kombëtarë shqiptarë në Bujanoc. Gjatë takim Kryetari KKSH Jonuz Musliu e ka njoftuar delegacionin e RKS me mungesën e teksteve shkollore si në arsimin fillorë dhe të mesëm , dhe mos njohja e diplomave universitare .Musliu ka kërkuar qaje me serioze në zgjidhjen e këtyreproblemeve.Kryetar i i komisioni për arsim në kuvendin e RKS Nait Hasani theksoi që kjo është vizita e parë zyrtare në vendbanimet shqiptare në Luginë të Preshevës, prandaj shprehu përkushtimin e tij për zgjidhjen e këtyre problemeve në kuadër të punëve që bën Komisioni i arsimit dhe angazhimin e tërësishëm të institucioneve të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nait Hasani cmimi stema e komunes dhe monografia

Delegacioni i RKS , më pas është takuar edhe me kryetarin e Preshevës Ragmi Mustafa. Edhe këtu është biseduar për një mori problemesh që i preokupojnë shqiptarët në këto treva. Deputeti Nait Hasani ka thënë se ky komision do të nisë menjëherë me zgjidhjen e shumë problemeve në arsim , duke i ngritur këto çështje edhe tek ministrat dhe faktori ndërkombëtarë .Ai gjithashtu ka theksuar se këto halle do t’ia adresojë edhe Ministres për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri që në Bruksel të kërkohen të drejta po aq sa kanë serbët në Republikën e Kosovës.Në takimin e sotëm janë diskutuar edhe problemet të tjera si në sferën politike , në kulturë sport e shëndetësi. Më këtë rast kryetari i Preshevës delegacionit nga Kosova i ka dhuruar stemën e komunës që është në formë plisi dhe një monografi mbi komunën e Preshevës. Edhe kryetari i komisionit për arsim Nait Hasani ka ndarë një dhuratë në emër të delegacionit Kosovar. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Kulturë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe shkollat e mesme dhe fillore, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të vizitohet komuna e Bujanocit dhe e Medvegjës.