Home Aktuale Nagip Tashi do të marrë pjesë në ekspozitën kolektive për Pavarësinë e...

Nagip Tashi do të marrë pjesë në ekspozitën kolektive për Pavarësinë e Kosovës në Ferizaj

293
0
SHARE

 Nagip Tashi nga Tërnoci i Bujanocit, artisti që ka dimenzion më gjithpërfshirës në art,  do të marrë pjesë në ekspozitën  kolektive në Ferizaj ku ndahet edhe çmimi “Gursel Sylejmani” e organizuar  me  rastin e  17 shkurtit,  Pavarësisë së Kosovës.

Në ekspozitën tashmë tradicionale,  për veprën më të mirë artistike do të ndahet  çmimi “Gursel Sylejmani” 2020.

E  në këtë eksopozitë do të marrë pjesë edhe   Nagip Tashi nga Tërrnoci i Bujanocit,   artisti që ka dimenzion më gjithpërfshirës në art  me   portretin e Adem Demaçit.

Tashi në këtë ekpozitë po merrë  pjesë përmes konkursit të shpallur nga  Galeria e Arteve në Ferizaj, juria e të cilit konkurs  e  ka vlerësuar artin pamor  të  Nagip  Tashit për të prezentuar në ekspozitën e organizuar me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

Ekspozita do të hapet me 17 shkurt 2020{e hënë) në ora 18:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj./Lugina Press/