Home Aktuale Nagip Arifi priti koordinatorin për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së...

Nagip Arifi priti koordinatorin për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së Kosovës Rexhep Hotin

734
0
SHARE

Kryetari i PD-së Nagip Arifi priti koordinatorin për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së Kosovës Rexhep Hotin

Në ambientet e zyrës së PD-së në Bujanoc u zhvillua takim pune mes kryetarit të PD-së Nagip Arifi dhe koordinatorit nacional për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës Rexhep Hoti.

Z. Hoti në takim eleboroi programin nacional për rini, program ky që do të përfshijë edhe rininë shqiptare në Luginë të Preshevës, e në veçanti nxënësit e shkollave shqipe.

Në anën tjetër, kryetari Nagip Arifi falemnderoi z.Hoti dhe e mirëpriti këtë bashkëpunim mes Republikës së Kosovës dhe subjekteve politike në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, që për fokus kanë rininë e kësaj treve.