Home Aktuale Nagip Arifi me konferencë për media në 7 vjetorin e këshillit nismëtar...

Nagip Arifi me konferencë për media në 7 vjetorin e këshillit nismëtar të PD-së(video)

424
0
SHARE

Partia Demokratike ka shënuar sot 7 vjetorin e këshillit nismëtar për themelimin e këtij subjekti politik.

Me këtë rast së selinë e saj kryetari i PD-së Nagip Arifi ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për këto pika të rendit të ditës që mund të lexoni në vazhdim:

 

  1. Shenimi i 7 vjetorit te Keshillit nismetar te Partise Demokratike me seli ne Bujanoc, te arriturat dhe ngecjet e PD-se qe nga 04.04.2011

-Partia Demokratike me 04.04.2011 ka mbajtur keshillin nismetar gjegjesisht para 7 viteve. Kjo date simbolizon dicka qe ne shqiptaret e Lugines se Presheves mburremi, e kjo eshte pikerisht data e ditelindjes se Komandant LLeshit. Kurse kuvendin e pare zgjedhor e ka mbajtur me 02.08.2011 ku edhe kjo date simbolizon Deklaraten e Pavaresise se Republikes se Kosoves me vitin 1990.

-Partia Demokratike ne ate kohe me nje afat rekord themeloi te gjitha nendeget ne vendbanimet shqiptare te komunes se Bujanocit dhe si rezultat I aktivitetit te PD-se ajo ne zgjedhjet lokale te 2012 doli partia e pare me numrin me te madh t keshilltareve, keshtu u be edhe bartese e qeverisjes lokale te periudhes 2012-2016.

-Nen qeverisjen e PD-se u realizuan shume projekte vitale per qytetaret e Komunes se Bujanocit, po I permendi vetem disa:

Rruga Ternoc-Breznice, Ndertimi I objektit te larte universitar, Sheshi I qytetit, Rrethrrotullimi ne hyrje te qytetit, dhe shume projekte tjera infrastrukturore.

Arritem qe me nje bashkpunim me faktorin nderkombetar e duke bere presion te panderprere ne qeverin e Rep.Serbise ta rikthejme Gjykaten Themelore dhe degen e Prokurorise ne Bujanoc..

Arritem ta largojme Lapidarin e xhandarmarise serbe mbi fshatin Llucan.

Partia Demokratike gjat zgjedhjeve lokale te parakohshme  ne Medvegje arriti te dale partia e pare shqipetare ku nga gjithsejt 8 keshilltare shqiptare PD-ja  ka 5 keshilltare por per arsye te pazarlleqeve te ndryshme mes PVD dhe SNS ende jemi ne opozite.

Poashtu PD me vitin 2014 mori pjese per here te pare ne zgjedhjet e Keshillit Kombetar Shqiptare ku nga koalicionet e atehershme ishte partia e trete me numer te keshilltareve, ku deri para disa muajve ishte pjese perberese e udheheqjes se KKSH-se por prap per shkak te pazarlleqeve mes PVD dhe PDSH jemi opozite, por shpresoj deri ne vjeshten e ketij viti kur edhe do ta rikthejme ate.

Partia Demokratike gjithnje duke iu permbajtur programit te vet dhe parimeve arriti rezultate te konsiderueshme edhe ne zgjedhjet lokale te vitit 2016, ku perball koalicioneve te ndryshme mes dy e tri partive doli partia e pare.

Sot jemi parti opozitare ne pushtetin lokal jo per arsye te PD-se por per arsye te politikave qe behen kundra PD-se.

  1. Situata politike dhe e sigurise ne Lugine te Presheves pas trazirave ne Mitrovice, provokimet e ushtrise serbe meavionet ushtarak mbi qiellin e Presheves

Situata politike ne Lugine te Presheves edhe me pare ka qene e brishte, por pas ketyre ngjarjeve eshte keqesuar edhe me shum. Per kete situate dhe shum arsye tjera ftojme faktorin nderkombetar qe te kete ne agjenden e tyre situaten qe po mbreteron ne Luginen e Presheves.

3.Qendrimi I PD-se rreth mbajtjes se mbledhjes se perbashket te tre kuvendeve shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

PD-ja gjithmone ka qene dhe do te jete aktive dhe shume konstruktive kur kemi te bejme me qeshtjet madhore per shqiptaret e Lugines se Presheves, dhe ftoj te gjitha subjektet politike shqiptare qe sa me pare te ulemi dhe te bejme pregatitjet per mbajtjen e Kuvendit te shqiptareve te lugines se Presheves, sepse qe nga shtatori I vitit 2015 nuk eshte mbledhur ky kuvend.

PD-ja kerkon qe konform situates te aprovojme vendime dhe konkluzione.

  1. Investimet kapitale ne komunen e Bujanocit

Pik se pari e beje nje pyetje publike per gjith qytetaret e Komunes sone A KA NDONJE INVESTIM KAPITAL nga ky pushtet, pervec investimeve qe filluan kur ne ishim bartes te pushtetit.

Jemi ne prag te fillimit te vitit te trete te ketij pushteti dhe nuk ka ndonje investim kapital, por kemi investime te rrugicave neper lagjet e militanteve partiak.

Katrahura e krijuar ne administraten komunale, harxhimet paushalle per lluksin e gurpeve te interesit ne pushtet, drekat dhe darkat ne restorantet luksoze neper Beograd, udhetimet zyrtare jasht shtetit me dit te tera jane nje arsye shum e madhe se pse jemi ketu ku jemi.

Vetem ne vitin e kaluar per harxhime materiale ne administrate dhe udhetime zyrtare jane harxhuar afer 200.000euro nga djersa dhe mundi I taksapaguesve te kesaj komune.

Gjykojeni vete.

5.Problemet ne shendetesi dhe arsim, diskriminimi I mjekeve shqiptare dhe politizimi I shkollave

Partia e cila eshte bartese e pushtetit gjat kohes se fushates parazgjedhore vajtojke me lote krokodilli se shendetesia dhe arsimi ne komunen tone jane kaos, por sot me te vertet e kemi gjendjen kaotike.

Gjendja e shendetesise sot ne komunen tone eshte jashta cdo rregulli dhe ka kaluar te gjitha permasat e saja, kete gjendje nuk e kemi pasur as gjat regjimeve te meparshme.

Sot as ne Ternoc e as ne Bilaq, Konqul, Nesalce e Samolice nuk kemi mjek te rregullt shqipetare, por angazhohen mjeket shqipetare me kohezgjatje prej tre muajve e pasandjej pushime  nje muaj e dy muaj perseri angazhim tre mujor.

Kurse ne anen tjeter angazhohen mjeket te nacionalitetit serb nga Leskoci.

6.Funksionimii pushtetit lokal, deshtimet,papergjegjshmeria, jotransparenca ne konkurset e shpallura nga administrate lokale (aftesimi professional, bujqesia, zhvillimi ekonomik)

Sa i përket funksionimit të pushtetit lokal, e në veçanti të administratës komunale nuk mund të themi se jemi të kënaqur. Deri më tani kemi pasur rastin që nga persona përgjegjës të emëruar nëpër komisione të caktuara nuk iu janë përmbajtur aspak kushteve dhe afateve të konkursit, të cilët vet i kanë shpallur dhe vet i kanë caktuar ato kushte edhe afate për implementimin e tyre. Ndër komisionet që nuk po japin llogari ndaj qytetarëve dhe që po tregohen jo transparent janë komisioni për punësim, ai i bujqësisë dhe i ndarjeve të mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale. Këto komisione nuk janë në shërbim të detyrave të veta, meqë siç e dijmçë tash e një kohë të gjatë është shpallur konkursi për aftësim profesional, ku punëdhënësit nga sektori publik dhe ai privat kanë dorëzuar kërkesën për të aftësuar kandidatë të profileve të ndryshme, por përshkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij pushteti, ende nuk kemi një vendim zyrtar të shpallur në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit. Dua të ju kujtoj se data e fundit për aplikim në këtë konkurs ka qenë data 12.01.2018. Përkundër faktit se në konkurs thuhet se në afatin brenda 15 ditëve nga mbyllja e konkursit Komisioni për punësim duhet të sjellë vendim për pranimin ose mos pranimin e kërkesave nga punëdhënësit që kanë aplikuar në kët konkurs, kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe ende nuk kemi një vendim të tillë. Të gjitha këto vepime na lënë të kuptojmë se ky pushtet është i papërgjegjshëm, jo transparent, dhe jo vetëm që nuk e respekton qytetarin e komunës së Bujanocit, por nuk i respekton as vendimet e veta, të cilat po i shkel çdo ditë.

Derisa nuk kemi asgje zyrtare në këtë drejtim, në anën tjetër zyrtarë komunal kanë thirrur individualisht drejtorë të ndërmarrjeve të ndryshme publike që të nënshkruajnë kontratat, edhepse ne e dijmë që parakusht për nënshkrimin e këtyre kontratave duhet të jetë vendimi për miratimin e kërkesave të punëdhënësve. Shkeljet në këtë konkurs nuk mbarojnë këtu, pasi që ka zëra një ndërmarrje publike që numëron 8 punëtorë në organizatën e vet, iu kanë lejuar që në radhat e veta të angazhojnë 6 praktikantë, që përbën një shkelje tjetër të kushteve të konkursit. Në konkursin e shpallur shume mirë ceken kushtet, ku në mes tjerash thuhet se punëdhënësi i cili ka deri në 10 të punësuar ka të drejtë të inkuadrojë deri në 2 persona, ndërsa punëdhënësi që i ka mbi 10 punëtorë, ka të drejtë të inkuadrojë jo më shumë se 20% i numrit total të të punësuarëve. Për organizatën në fjalë, ky limit është tejkaluar, dhe numri i praktikantëve ka arritur në 75% në krahasim me numrin e të punësuarëve. Rast i njejtë është edhe në një ndërmarrje tjetër, ku pritet numër aq i madh i praktikantëve sa që nuk kanë hapësira dhe kushte që ata të kryejnë aftësimin profesional. Nga të gjitha këto veprime, mund të konkludojmë së pushtetarët lokal ose janë të paaftë për të udhëhequr, ose janë të papërgjegjshëm dhe nuk iu intereson shumë gjendja e të rinjëve që po presin me muaj për të filluar aftësimin profesional, pasi që iu është premtuar se do të fillojnë në fillim të muajit janar.

Ky pushtet duhet të japë llogari se pse po mbahen peng kandidatët potencial për aftësim profesional, dhe pse janë aq të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve të vet?

Gjendje më të mirë nuk kemi as me subvencionimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Një papërgjegjshmëri e ngjajshme është edhe nga ana e komisionit për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale në komunë të Bujanocit. Kemi shkelje të njejta të procedurave dhe mos respektim të afateve kohore të konkursit. Sipas konkursit të shpallur më 12.02.2018, e që është mbyllur më 05.03.2018, ende neglizhohen rezultatet e përfituesve të mjeteve të pakthyeshme. Edhepse kanë kaluar më shumë se dy javë, ku e kanë pasurpër obligim të shpallin listën e përfituesve, ky komision po tregohet jo transparent me aplikuesit. Edhe këtu lind dyshimi se kemi manipulime me emra të përfituesve.

Kurse, sa i përket konkursit të vitit të kaluar, poashtu rreth subvencionimit të ndërmarrjeve private, kemi shpreh edhe më herët shqetësimin, se ai konkurs ka qenë i përpiluar për ti përmbushur dëshirat e militantëve të partisë në pushtet, meqë siç jemi të njoftuar, ai ka qenë konkurs pa kritere, ku i vetmi kriter ka qenë përkatësia partiake.

Ne, zyrtarisht kemi kërkuar nga administrata lokale, respektivisht nga komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale vendimin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për vitin 2017, pasi që një dokument të tillë nuk e kemi gjetur në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit. Kërkesës sonë iu janë përgjigjur pjesërisht, duke dërguar vetëm vendimin për ndarjen e mjeteve, por edhe rezulatet e arritura nga ai konkurs. Nga dokumenti që kemi pranuar, kemi ardh në përfundim se një numër i përfituesve që gjenden në këtë listë, as që e kanë regjsitruar veprimtarinë e tyre biznesore, kurse ka të tillë që pas përfitimit të mjeteve të pakthyeshme kanë shuar biznesin e tyre, e që shumë lehtë mund të vërtetohet në Agjensionin për Regjsitrimin e Bizneseve. Ky komision edhe në këtë rast është treguar i papërgjegjshëm, dhe ka lejuar që paraja publike të keqpërdoret dhe të derdhet në xhepat e militantëve, e aspak të shkojë për destinimin e duhur, që është zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Një kërkesë e ngjajshme për qasje në dokumente të rëndësisë publike iu është drejtuar edhe komisionit për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për zhvillimin e bujqësisë. Por, përkundër se është dashur të kthejë përgjigje, kryetari i këtij komisioni po tregohet i pa përgjegjshëm, dhe ne jemi të detyruar që një kërkesë të tillë ta drejtojmë edhe në organet më të larta.

Fakti që nuk a vendim zyrtar se kush janë ata bujq që kanë përfituar mjete për zhvillimin e bujqësisë, na le të kuptojmë se kryetari i këtij komisioni bashkë me anëtarët tjerë kanë bërë shkelje, manipulime dhe keqpërdorime në ndarjen e mjeteve.

Partia Demokratike kërkon nga pushteti lokal në Bujanoc që të jetë më transparent, më i përgjegjshëm ndaj qytetarëve të saj, dhe të bëjë kujdes në alokimin e parasë publike, pasi që me këto keqpërdorime po dëmton buxhetin komunal, po e varfëron popullatën, nuk po ndihmon në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, por veç po e ndihon pasurimin e një grupi të vogël të anëtarëve të devotshëm të partisë në pushtet.

  1. Procesi zgjedhor neper bashkesi lokale ne komunen e Bujanocit, me theks te vacant ne bashkesite lokale ne Ternoc e Bilac

Sic jeni te njoftuar nga mejtete informimit  keto zgjedhje kaluan me nje manipulim te madh nga ana e pushtetit.

Kryetari I Kuvendit sipas ligjit mbi administrimin lokal ka competence te I shpalle zgjedhjet neper bashkesi lokale, kurse organizimin dhe mbarvajtjen e menaxhon bashkesia lokale, por ja qe kjo nuk ndodhi.

Ne mungese te kryetarit te kuvendit, zgjedhjet neper bashkesi lokale per komunen e bujanocit I ka shpallu zevendesi I tij dhe ne shkresen cirkulare eshte njoftuar cdo bashkesi lokale qe te organizoje tubime me qytetare, te caktoje kandidatet per pleqesi, dhe te formoje komisionet per mbarvajtjen e zgjedhjeve dhe data e fundit per perfundimin e zgjedhjeve eshte caktuar 31.03.2018.

Por per fate te keq kjo nuk ndodhi ashtu.. Pushteti actual duke e pare mosbesimin e qytetareve ndaj tyre, nderhyri ne menyre me flagrante, shkeli me dy kembe ligjin mbi administrimin lokal, statutin e komunes dhe statutin e disa bashkesive lokale e konkretisht ne fshtain Ternoc e Bilac.

Ne tubimin e bashkesise lokale ne Bilac, tri partite qe po udheheqin pushtetin PVD-LPD-UDSH propozuan kandidatet e vet per pleqesin e bashkesis lokale me numrin e mundshem 21 te delegateve dhe gjashte anetar per komisionin per mbarvajtje te zgjedhjeve.

Ne anen tjeter PD-ja nga 21 te mundshem propozoi 20 kandidat dhe tre anetar te komisionit.

Po ne ate tubim nga te pranishmit u aprovua vendimi qe zgjedhjet per pleqesin e bashkesis lokale te mbahen me 24 mars, por cka ndodhi..?

Me 24 Mars banoret e fshatit Bilac dolen dhe ne menyre shum demokratike arriten ta zgjedhin pleqesin e bashkesis lokale, ku ata I besuan programit dhe parimet e PD-se ku nga 21 delegat te mundshem 20 aq sa ishin te propozuar arriten te marin numrin me te madh te votave.

Por cka ndodhi, pushteti I anuloi keto zgjedhje me arsye krejt te pabaza duke aluduar ne parregullsi edhe pse ne komision nga gjithsejt 9 anetare, 6 prej tyre I perkisnin partive ne pushtet. Dhe sot e kesaj dite nuk eshte formuar as komisioni e as nuk eshte caktuar data per mbajtjen e ketyre zgjedhjeve.

Ndersa absurdi tjeter ndodhi ne zgjedhjet per bashkesi lokale ne TERNOC ku infiltrimin kryekput te pushtetit e dijn edhe zogjt e malit.

Nga tubimi I qytetareve nga 19 delegat te mundshem per bashkesis lokale ,u propozuan ne menyre shume demokratike  38 delegat ku ne taborin PVD-UDSH ishin 19 poashtu edhe ne taborin e PD-se 19, dhe gjashte anetar te komisionit per mbarvajtje te zgjedhjeve, ku tre anetar I takuan koalicionit PVD-UDSH dhe tre te tjere PD-se.

Por prap pushteti nderhyri ne menyre flagrante, ku ne kete perberje te komisionit emeroi 2 anetar dhe 1 zevendes te koalicionit PVD-UDSH dhe 1 anetar e 2 zevendesa te PD-se, ku urdheroi te zbatohen disa rregulla te pashkruara dhe te padegjuara deri me tash.

Edhe pse zgjedhjet ishin parapare te mbahen me 24 Mars, ato as nuk filluan dhe aresya eshte kejt e pakuptimte sepse kryetari I komisionit duke zbatuar urdherat e pushtetareve shkeli te gjitha dispozitat ligjore ku nuk pranoi qe ne momentin e numerimit te fletvotimeve te jene present edhe zevendesat e anetareve te komisionit.

Kjo flet se manipulimi ka qene I pergatitur me heret.

Nga informatat jozyrtare kemi njoftime se kane qene te rrethuara rreth 300 fletvotime qysh para fillimit te zgjedhjeve.

Me daten 24 zgjedhjet deshtuan ne Ternoc, kryetari I komisionit zbatoi urdherin e pushtetit deri ne fund, ai dhe disa activist te PVD-se te cilet nuk ishin pjese e komisionit zgjedhor shkuan aq larg ku i kercenuan aktivistet e PD-se duke u thene se nuk do te lejohet numerimi I fletvotimeve po edhe gjaku te behet deri ne gjuj.

Por cka ndodhi…?? Kryetari aktual I bashkesise lokale ka njoftuar kryetarin e kuvendit per gjitha keto parregullsi dhe propozoi me vendimin e bashkesis lokale anetar tjere te komisionit, por kryetari I kuvendit shkeli te gjitha dispozitat ligjore dhe emeroi komisionin e ri 5 anetare dhe 5 zevendesa kryekput te PVD-se gjegjesisht emeroi personat te cilet nje jave me pare kishin kercenuar anetarin dhe zevendesat e PD-se se nuk do te lejohet numrimi I fletvotimeve po edhe nese gjaku behet deri ne gjuj.

Kryetari I bashkesise lokale ka bere ankese ne gjykaten administrative per keto shkelje nga ana e kryetarit te kuvendit, por sa jame te informuar ende nuk ka mare pergjegje.

Duke u nisur nga keto rrethana dhe duke I pare rrethanat qe po mbreterojne ne rajonin tone, per te u shmangur ndonje konflikti nderqytetare, Kandidatet per delegate ne bashkesin lokale te ternocit nga ana e PD-se kane nenshkruar deklaraten te terheqjes se kandidatures dhe me kohe e kane njoftuar kryetarin e kuvendit.

Kryetari I kuvendit per fat te keq asnje kerkese te bashkesis lokale nuk e ka perfillur, komisioni i emruar nga ai i organizoi zgjedhjet ne menyre joligjore pa i perfillur propozimet e qytetareve dhe pa e perfillur udheheqesin aktuale te bashkesis lokale duke  organizuar zgjedhjet  nje jave me vone me 31 mars .

Pushteti u inkuadrua ne keto zgjedhje per bashkesit lokale per te vetmen arsye, per ta maskuar veten nga frika dhe humbja e besimit te qytetareve.

Nder veprimet e para te komisionit ne diten e zgjedhjeve ishte maskimi I kamerave te sigurise ne shkolle me letra te padukshme, arsya dhe qellimi jane te qarta MBUSHJA E KUTIVE nje zanat I vjeter I tyre.

Por nga nxitimi per ti mbushur kutiat kishin harruar diqka qe do tua tregojme me vone..

 

Konference e kryetarit te PD-se Nagip Arifi per mdedia

Posted by Lugina Press on Wednesday, 4 April 2018