Home Aktuale Nagavci e Bislimi priten me lule e marrin mirënjohje nga shkolla...

Nagavci e Bislimi priten me lule e marrin mirënjohje nga shkolla e Tërnocit (foto&video)

342
0
SHARE

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.

Me këtë rast ata kanë vizituar Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, për të bërë për së afërmi shpërndarjen e librave.

Në këtë shkollë, ata janë pritur me lule e duartrokitje.

E drejtori i shkollës Vahidin  Iseni ka ndarë  mirënjohje  Nagavcit e Bislimit  për tekstet e dhuruara për nxënësit.

Këta të fundit e kanë falënderuar drejtorin Iseni për mikëpritjen e bërë. /Lugina Press/