Home Aktuale Nadija Ukshini: Arti është jeta ime

Nadija Ukshini: Arti është jeta ime

143
0
SHARE

Se për Nadija Ukshinin arti është jetë, këtë e ka dëshmuar energjia e saj pozitive që pati në rolin tek filmi „Romanca e Hidhur” të regjisorit europian Valton Jakupi. Nadija Ukshini me prejardhje nga Ferizaji por që jeton në shtetin Zviceran është njëra nga aktoret shiptare e cila ka treguar suksese në botën e filmit. Ajo është një aktore e cila me idet e saja në fushën e aktrimit theu kufijtë e europës.Tashmë është një aktore e cila ia ka mësyer filmave Amerikan dhe atyre Britanez.
Nadija pas premierës të filmit „Romanca e Hidhur” ka marrë disa oferta për pjesëmarrje filmat e radhës që do të xhirohen në vazhdim, gjë që kjo ishte dhe qëllimi i intervistës së zhvilluar nga Lugina Press me aktoren Nadija Ukshini.

12366799_803290409798909_2145456603_n

Lugina Press: Përshëndetje e nderuara aktore, a mund të na tregoni se çfarë ëshë duke bërë Nadija Ushkini pas premirës së filmit „Romanca e Hidhur”?
Nadija Ukshini : Po pasi e kishim një periudhë të ngjeshur me xhirime filmike si dhe me premierën, tash në kohën e fundit po punoj ngapak, dhe po pushoj që të mbushem me shumë energji për projektet e ardhëshme. Dal nganjëherë shëtis me familje dhe shoqëri të relaksohemi ngapak.
Lugina Press: Si e ndjen veten tash Nadija me që ka marë titullin aktore e filmit?
Nadija Ukshini: Po nuk ka ndryshuar shumë tek unë, por është një ndjenjë e veçant kur tash je pjesë e televizionit, pjesë e kinematografisë, besoj se duhet më shum të kem kujdesë dhe të jem e gatshme me dashamirët e kinemtaografisë të komunikoj.
Lugina Press: Jeni ndarë e kënaqur me Premieren në Bujanoc dhe me mikpritjen?
Nadija Ukshini: Po jam ndar tepër mirë dhe jam shumë e kënaqur, sepse kishte shumë njerëz të interesuar për filmin tonë dhe kjo më ka befasuar tepër shumë.

12358418_803290476465569_1915861935_n
Lugina Press: Çfarë ju pka pëlqyer më së shumti gjatë vizitës në Bujanoc?
Nadija Ukshini: Mikëpritja dhe njerëzit janë tepër të mirë, dijnë ta rrespektojnë njeriun dhe ta mirpresin sipas traditës shqiptare, në përgjithësi, prej mikpritjes dhe shoqërimit, që asnjeher nuk të lejojn të ndjesh mërzi, sepse gjithëher të shoqërojnë. I falemderoj të gjithe për mikpritjen time.
Lugina Press: Kemi ndëgjuar se jeni përzgjedhur të merrni pjesëedhe në një film tjetër të ri ?
Nadija Ukshini: Po kam marrë një informacion nga Compania e filmit se do të jemë e angazhuar në disa projekte filmike, dhe për këtë jam e lumtur që më kanë përzgjedhur prap.

12386675_803290373132246_1962309204_n

Lugina Press: Çfar roli do të keni në film?
Nadija Ukshini: Po sipas informacioneve që kam, në njerin film do të kem rolin negativ, dhe në tjetrin rol pozitiv, që në film kane dallime shumë me njera tjetrën gjithëher hahahaha.
Lugina Press: Regjisori Valton Jakupi është ndar i kënaqur me ju në film, mendoni të jeni me të njejtin potencial edhe në filmin tjetër?
Nadija Ukshini: Po me vjen tepër mire që regjisori europian Valton Jakupi është ndar i kënaqur me rolin tim. Po kjo për mua ka një domethënje të madhe, që në filmat tjerë ta jap maksimumin dhe gjithë pontencialin tim dhe ta mbaj besimin prap tek ai.

12367055_803290426465574_643760334_n

Lugina Press: Cili rol do të ju përshtatet më së shumti juve?
Nadija Ukshini: Kam dëshir ti luaj të gjitha rolet të cilat mi cakton regjisori dhe se jam e sigurt në aftësitë e mia, mendoj se ia dal të gjitha roleve t ëcilat me caktohen.
Lugina Press: Mendoni se mund të luani edhe në role tragjike?
Nadija Ukshini: Po jam e gatshme të luaj edhe role tragjike, edhe pse jan role të vështira kam dëshirë ta provoj veten edhe në kë to sfida. Besoj se do të jem e suksesëshme shumë edhe në këto role.

12395076_803290456465571_1164483575_n

Lugina Press: Do ta vizitoni Bujanoci prap, sepse keni shumë fansa në këtë pjesë?
Nadija Ukshini: Patjetër se do ta vizitoj, sepse më kanë lënë përshtypje tepër të mëdha, dhe kam koleg edhe në Bujanoc tash që kam rrespekt për të gjithë.
Lugina Press:Keni ndonjë porosi për fund ?
Nadija Ukshini: Shijo rininë mos e le të humbet kot, puno me vepra që të mbetesh gjitheher i pavdekshëm.