Home nga Vendi Myftiu Saqipi, vizitoi Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë

Myftiu Saqipi, vizitoi Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë

109
0
SHARE

Para disa ditëve, kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të kryesuar nga Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi dhe Abdullah Salihu zhvilluan një takim protokollar, në selinë e Ambasadës së Arabisë Saudite të akredituar në Tiranë.

Delegacionin e BIPMB-së, e pritën personalitete të larta të Ambasadës, me shkëlqesinë e saj Ambasadorin Talat Salem Radvan, pastaj zv. ambasadori Abdullah Al Mushayt dhe Konsuli Fahad Alhathal.
Gjatë këtij takimi me karakter pune Myftiu Saqipi, fillimisht falënderoj Ambasadorin për kohën e ndarë rreth kësaj vizite dhe interesimin e shprehur për të mësuar më afër për jetën e qytetarëve në Luginë të Preshevës.

Myftiu Saqipi, e njoftoi detajisht Ambasodrin për gjendjen e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht Lugina e Preshevës.

Në kuadër të këtij takimi u potencua nevoja e një angazhimi më të madh të faktorëve relevantë vendorë dhe dërkombëtarë, për tejkalimin  e kësaj situate në shërbim të krijimit të një klime të stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit ndërrajonal.

Lugina e Preshevës, gjithmonë, ka qenë një shembull i mirë i një vendi, i cili ka reflektuar paqe, bashkëjetesë dhe solidaritet e në këtë drejtim një kontribut të posaçëm e ka dhënë Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ndërkaq, ambasadori Talat Salem Radvan e falenderoj Myftiun Saqipi, për vizitën, duke shprehur gatishmëri për një bashkëpunim më të ngjeshur në të ardhmen dhe duke shfaqur interesimin për një vizitë Serbisë dhe Luginës së Preshevës, njofton Qendra Informative e BIPBM-së, Bujanoc.