Home Aktuale Myftiu Saqipi, uron hfz. Shaqirin për zgjedhjen në krye të rijasetit të...

Myftiu Saqipi, uron hfz. Shaqirin për zgjedhjen në krye të rijasetit të BFI-së

88
0
SHARE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, uron zgjedhjen e Hfz. Shaqir ef. Fetahut, në krye të Institucionit më të lartë islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke i dëshiruar suksese në konsolidimin dhe stabilitetin e këtij institucioni të lartë fetar.

Me rastin e zgjedhjes të Hfz. Shaqir ef. Fetahu në krye të Institucionit më të lartë islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut- RIJASET-it të BFI-së, në emrin tim personal, si edhe në emrin e të gjithë besimtarëve muslimanë të vendit, shpreh urimet më të përzemërta dhe dëshirën që BFI-në RMV të vazhdojë punën e vetë të sukseshme duke e avancuar edhe më shumë pozitën e Islamit dhe të besimtarëve muslimanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të priftë e mbara vëlla Shaqir, Allahu xh.sh. të ndihmoftë në realizimin sa më të sukseshëm të funksionit tënd të ri që bartë me vehte shumë përgjegjësi dhe shumë vështirësi por që nga ana tjetër është shumë fisnik sepse synon të mirën e përgjithshme të besimtarëve muslimanë.

Urojmë që bashkëpunimi i dy bashkësive tona fetare simotra të vazhdojë e të intensifikohet edhe në të ardhmen në mënyrën më vëllazërore, gjithnjë në interes të popullit tonë dhe të besimtarëve të islamit, njofton Jetapress.