Home Aktuale Myftiu Saqipi reagon ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Shkupi

Myftiu Saqipi reagon ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Shkupi

768
0
SHARE

Lajmi se Gjykata Themelore e Shkupit ka nis procedurën për largimin  nga pozita e kreut të  Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman ef. Rexhepi, ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Myftiut nga Lugina, Nexhmedin ef, Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame për Serbi.

Ky vendim i njëanshëm i Gjykatës maqedone, thuhet më tej në reagimin e Myftiut Saqipi, po vjen pikërisht në momentin e përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe në ditën ndërkombëtare të festës së librit, para muajit te bekuar te Ramazanit duke treguar një arrogancë politike ndaj vlerave demokratike, proceseve paqësore si dhe jetës multietnike në këtë shtet shumëkombësh.

Bashkësia Islame me strukturat e saja tradicionale në Maqedoninë e Veriut, prej vitesh ka treguar një shembull të mirë të bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, ndaj një veprim i tillë është në kundërshtim jo vetëm me normat fetare, por edhe demokratike. E në këtë drejtim, çdo përpjekje për ta destabilizuar këtë institucion të lartë fetar, në krye me Reis H. Sulejman ef. Rexhepin shtyllën e fuqishme të këtij institucioni, një veprimtar i devotshëm me shumë merita në fushën e veprimtarive njerëzore, i dekoruar me medalje të larta ndërkombëtare, është një sulm edhe ndaj proceseve paqësore rajonale dhe ndërkomëtare.

Myftiu Saqipi fton krerët fetarë, qoftë myslimanë, ortodoks dhe katolikë, të ngrejnë zërin e arsyes, të mos heshtin para grupacioneve të njëanshme, që nuk ia duan të mirën popullatës e as vlerave demokratike, por t’i kthehen normalitetit si më parë, duke lënë anash përçarjet, inatet dhe shantazhet antinjerëzore e anticivilizuese, njoftoj Jetapress