Home Aktuale Myftiu Saqipi përshëndet unifikimin e boshnjakëve

Myftiu Saqipi përshëndet unifikimin e boshnjakëve

127
0
SHARE
Zëvendës Reisi i Bashkesisë Islame të Serbisë si dhe kreu i BIPBM-së Myftiu, Nexhmedin ef. Saqipi, ka përshëndetur unifikimin e boshnjakëve, si një veprim i qëlluar në kohë të duhur, për t’i dhënë fund ndasive, përçarjeve dhe grupizimive të ndryshme, shumë të dëmshme për shoqërinë boshnjake.
Ky është një shembull i mirë, që duhet ta praktikojnë edhe shqiptarët si komunitet etnik në Serbi, thotë Myftiu Saqipi, duke ua adresuar një Selam vëllazëror boshnjakëve, që t’ua ndërprejnë Zukurliqit dhe Dudiqit, veprimet paralele nepermes të ashtuquajturave Universitete te Novi Pazarit ne gjuhen Serbe dhe e mexhlisav e myftinive të tyre, me të cilat po përhapin ndasi dhe urrejtje mes shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ne kemi nevojë për Universitet në gjuhën shqipe për ta mbrojtur identitetin, për çka jemi angazhuar ta realizojmë, që nga viti 1992, kur e organizuam me sukses Referendumin për t’i fituar të drejtat autonome kulturore, ashtu siç po veprojnë edhe vëllezërit tanë sanxhaklinj. Asnjëherë nuk na ka shkuar ndër mend që edhe ne si Zukurliqi dhe Dudiqi, të përzihemi në Sanxhak për të gjet shqiptarë dhe për të hap shkolla shqip, për çka e kemi edhe të drejtën historike, ngese e dimë se kjo mund të sjell sherre politike në Novi Pazar dhe gjetiu.

Kjo është e papranueshme dhe shumë e dëmshme, thotë në letrën e përgëzimit të Myftiut Saqipi, i cili kërkon largimin e politikave të njëanshme të këtyre dy përfaqësuesve të boshnjakëve, të cilët në Luginë e luajnë rolin e ish Millosheviqit, ashtu siç luante ai me shqiptarët. Jeni myslimanë dhe nuk duhet të ndiqni shembujt e një politike tashmë të dështuar serbofile, ngase edhe i Madhi Zot, do t’i ndëshkoj, përfundon apeli i Myftiut Saqipi, njofton jetapress.