Home Aktuale Myftiu Saqipi: Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit priti një...

Myftiu Saqipi: Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit priti një delegacion të lartë komunal e shtetëror

127
0
SHARE

Sot, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe njëherit zëvendës reis i Rijasetit në Serbi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, priti një delegacion të lartë komunal e shtetëror të prirë nga kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, deputeti popullor Fatmir Hasani dhe kryetari i Këshillit Nacional, Ragmi Mustafa.

Qëllimi i kësaj vizite ishte përgëzimi për Myftiun Saqipi, lidhur me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror, si dhe i fuqisë, bukurisë, solidaritetit dhe mirësisë.

Gjatë këtij takimi Myftiu Saqipi, tha se “Këtë muaj besimtarët islamë, anë e kënd botës e presin  me kënaqësinë më të madhe, sepse  agjërimi i shndritë  zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë, duke largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë. Andaj, sot, tha Myftiu në vazhdim “kush ka nevojë më tepër  se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim  mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve”.

Po ashtu edhe krerët institucionalë të Luginës së Preshevës, u dakorduan me Myftiun Saqipi, se muaji i bekuar i Ramazanit, është muaj i tolerancës, mirësisë, dashamirësisë, sakrificës, paqes e solidaritetit, njofton Jetapress.