Home Aktuale Myftiu Saqipi ftohet për vizitë në Dijanetin eTurqisë

Myftiu Saqipi ftohet për vizitë në Dijanetin eTurqisë

166
0
SHARE

Kreu i BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi, gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite për kryerjen e Haxhit, pat takime dhe aktivitete të ndryshme, të cilat e dëshmojnë se Bashkësia Islame e Luginës, është ngritur në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Ndër takimet më të rëndësishme, të zhvilluara gjatë periudhës së Haxhit në Mekë, Myftiu Saqipi, kishte ftesë speciale nga prof. dr. Muhamed Gormez, kryetar i Dijanetit të Turqisë, me rastin e manifestimit tradicional, në të cilin eveniment të lartë kulturor, do të marrin pjesë mysafirë nga mbarë bota.

Gjithashtu, Myftiu Saqipi, zhvilloi një takim shumë të rëndësishëm me kreun e Turqisë, të cilin e njoftoi për së afërmi me situatën dhe rrjedhat e veprimtarisë së BIPBM-së, Institucionit të vetëm legjitim në Luginë, me c’ rast të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se pas misionit të Haxhit, ta realizojnë një takim në Ankara me ftesë nga Dijaneti.

Në këtë drejtim, gjithashtu, meriton të përmendet ftesa zyrtare nga Ministria e Haxhit, për të marrë pjesë institucionalisht në një manifestim të organizuar nga po kjo Ministri, në nivel të Shtetit Saudit.

Myftiu Saqipi, lidhur me këto takime të karakterit ndërajonal, tha për opinion: “Mund të them se ky vit, gjatë kohës së Haxhit, ka qenë shumë i frytshëm si në planin e organizimit të tij, si në agjendën e internacionalizimit dhe ndërkombëtarizimit të vendit tonë, të cilat na njohin e respektojnë dy shtetet më të mëdha në Botën Islame, si Arabia Saudite dhe Turqia, që për mua, Institucionin që përfaqësoj dhe Luginën e Preshevës, është një arritje shumë  e madhe,/Lugina Press/