Home Aktuale MYFTIU I LUGINËS VIZITON MAQEDONINË LINDORE

MYFTIU I LUGINËS VIZITON MAQEDONINË LINDORE

141
0
SHARE

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, dje, zhvilloi një vizitë zyrtare dhe miqësore me Myftinitë e Maqedonisë Lindore.

Kjo është vizita e dytë e radhës, që po e zhvillon Myftiu Saqipi, në Maqedoni, pas asaj që pati, vjet me kryetarin e Bashkësisë Islame në Shkup, Sulejman Rexhepi.

10846889_10204901608721495_1327058084_n

Fillimisht Myftiun Saqipi e priti  Haxhi Isa Ismaili,  myftiu i Myftinisë së Maqedonisë Lindore, me seli në Shtip, me bashkëpunëtorët  e tij: Rejhan Mandak, sekretar i Myftinisë   dhe Nuri Rexhepov referent. Më pas Myftiu Saqipi, vizitoi Medresenë Hamidije e cila  funksionon në kuadër të Medresesë Isa Bej, si dhe vizitoi edhe xhaminë e Qytetit, ku e priti Muteveliu  Zejnelov Djevdjet. Gjithashtu, Myftiun Saqipi, një pritje vëllazërore i u bë në Kumanovë, ku u takua  me Mr. Muhamed Aziz, drejtor  i Agjensisë Turistike  Karadak Turs për Haxh dhe Umre, për të vizituar më pas edhe varrezat e dëshmorve të fshatit Slupçan, i shoqëruar gjatë tërë  kohës nga Haxhi. Sulejman ef. Demiri, imam i fshatit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi e rrjedhave fetare, që po zhvillohen në këto dy shtete fqinje, në të cilat veprojnë këto institucione fetare islame.

10414589_10204901693403612_8525057871629152032_n

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i informoi nikoqirët për veprimtarinë e BIPMB-së, të cilën e drejton qe disa vjet, me sfidat dhe pengesat

që i dalin përpara. Në këtë drejtim u përmend avancimi dhe afirmimi i procese fetare në Luginë, krijimi i një klime të paqes dhe tolerancës, si dhe ngritja e cilësisë së lëndës fetare nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

Në kuadër të këtyre takimeve, u shtrua nevoja e një bashkëpunimi të ndërsjellë në mes të këtyre institucioneve fetare.

Drejtuesit e mytinive në Maqedoninë Lindore, pasi biseduan për zhvillimet fetare në Maqedoninë Lindore, shprehën interesimin për ta vizituar Luginën e Preshevës, përkatësisht BIPMB-në, me seli në Bujanoc.

Vlen të theksohet se kjo vizitë e Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, në Maqedoninë Lindore, është e dyta me radhë pas asaj që zhvilloi në Shqipëri, me kryetarin e Komunitet Mysliman Skender Bruçaj./Lugina Press/