Home LAJME Myftiu i Jerusalemit bën thirrje për protestë pranë Xhamisë Al-Aksa

Myftiu i Jerusalemit bën thirrje për protestë pranë Xhamisë Al-Aksa

9
0
SHARE

Myftiu i Al-Kudsit(Jerusalemit Lindor të pushtuar) Sheikh Muhamed Husein të premten u bëri thirrje palestinezëve për ngritur kamp protestues në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa javën në ardhshme pas thirrjeve të bëra nga grupet ekstremiste çifute për të imponuar praninë e tyre në qytetin e shenjtë.

“U bëj thirrje palestinezëve, dhe kushdo tjetër që është në gjendje të arrijë Al- Kudsin, të dynden në Xhaminë Al- Aksa dhe të qëndrojë në ambientet e saj për t’u dalë në ballë këtyre thirrjeve për luftë nga grupet çifute,” tha Huseini në predikimin e tij të përjavshëm të së premtes në xhami.

Disa grupe ekstremiste çifute kanë nxitur besimtarët për të shënuar festën e ardhshme të Pashkëve hebraike me ndërhyrjen që do t’i bëjnë kompleksit të xhamisë të hënën e ardhshme.

Në muajt e fundit, grupet e kolonëve ekstremistë hebrenj, shpesh të shoqëruara nga forcat e sigurisë izraelite, kanë hyrë në mënyrë të përsëritur në kompleksin Al – Aksa. Shkeljet e shpeshta zemërojnë muslimanët palestinezë dhe herë pas here çojnë në konfrontime të dhunshme.

Izraeli ka pushtuar Al- Kudsin gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme. Ai më vonë aneksoi qytetin e shenjtë në vitin 1980, duke e deklaruar atë si kryeqytet të shtetit të vetë-shpallur hebre.