Home Aktuale Mustafa: Qeveria e re të ndihmoj shqiptarët e Luginës së Preshevës

Mustafa: Qeveria e re të ndihmoj shqiptarët e Luginës së Preshevës

61
0
SHARE

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka deklaruar se formimi i qeverisë së Kosovës do të ndikoj pozitivisht në situatën e rajonit dhe pozitën e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Secili formim qeverie në cilin do shtet, po edhe në Republikën e Kosovës do të kontriboj në organizimin e mirë të vet shtetit po edhe vendosjes së mardhënieve të mira” ka thënë Mustafa.

Mustafa thotë se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ndikoj në jetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Këtë e presim, ndërsa kemi pritur edhe nga qeveria e mëhershme e Kosovës, që ti ndihmojnë shqiptarëve në Luginën e Preshevës që ti gëzojnë të drejtat e garantuara me të gjitha standardet” ka thënë kryetari i komunës së Preshevës.

Ai nuk besojn se incidentet e fundit në Maqedoni të ndikonë në situatën e Luginës së Preshevës, duke thënë se ato janë vetëm “punë të brendshme të shtetit fqinj”.

“Nuk besoj se kjo është një krim i organizuar në regjion”, ka thënë Mustafa, i cili konsideron se qytetarët e Luginës së Preshevës ku ka paqë dhe qetësi, janë të vetëdijshëm se problemet duhet të zgjidhen me dialog.