Home Aktuale Mustafa priti sekretarin politik të Ambasadës Holandeze dhe sekretarin e parë si dhe...

Mustafa priti sekretarin politik të Ambasadës Holandeze dhe sekretarin e parë si dhe koordinatorin e Ambasadës Holandeze për Ballkanin Perëndimor

73
0
SHARE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka pritur sot   sekretarin politik të Ambasadës Holandeze, Z. Hugo Grondel, dhe sekretarin e parë si dhe koordinatorin e Ambasadës Holandeze për Ballkanin Perëndimor, Z. Wouter Simonis.

 

 

 

Sot, pata kënaqësinë të mirëpres sekretarin politik të Ambasadës Holandeze, Z. Hugo Grondel, dhe sekretarin e parë si dhe koordinatorin e Ambasadës Holandeze për Ballkanin Perëndimor, Z. Ëouter Simonis.

Njoftova me gjendjen në Luginën e Preshevës dhe pozitën e shqiptarëve. Angazhimet dhe përpjekjet e vitit të kaluar si dhe kërkova ndihmën për adresimin e drejt të disa nga çështjet e rëndësishme për shqiptarët e Luginës.

Theksova se me procesin e pasivizimit të vendbanimeve të cilësuar nga KKSH-ë si forma më brutale diskriminuese. Gjithashtu, se është i motivuar nga mbi baza etnike si proces, sa selektiv po aq edhe masiv.

Gjatë takimit propozova edhe masat e caktuara që duhet të ndërmerren në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, jo vetëm me pasivizimin e vendbanimeve, por edhe për disa mundësi që duhet të përmirësojnë pozitën e komunitetit shqiptar ka shkruar në facebook Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa  .