Home Aktuale Mustafa: Polici të barabartë e për barazi

Mustafa: Polici të barabartë e për barazi

116
0
SHARE

Me rastin e suspednimit të policëve shqiptarë ka reguar edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa.

 

Më poshtë mund të lexoni reagimin e poltë të Ragmi Mustafës:

 

POLICI TË BARABATË E PËR BARAZI
Policia për shqiptarët e Luginës së Preshevës ka qenë vazhdimisht mekanizmi i represionit, institucioni i cili ka kultivuar armiqësi, frikën dhe mosbesimin.
Pas dekadash diskriminimi zyrtar dhe abuzimi pas Marrëveshjes së Konçulit të vitit 2001 vëzhguesit ndërkombëtarë, udhëheqësit lokalë shqiptarë dhe zyrtarët e Beogradit, të gjithë ranë dakord që policia duhej adresuar reformën me urgjencë. Shqiptarët u përpoqën të krijonin një forcë policore që do të pasqyronte përbërjen etnike të popullsisë.
Prandaj, kusht thelbësor për sigurimin e paqes dhe rindërtimin e besimit pas përfundimit të armiqësive ishte krijimi i një force policore multietnike, e parë si hapi fillestar në procesin e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
OSBE ishte e ngarkuar me mbikëqyrjen e një projekti tre faza për rekrutimin dhe trajnimin e një force policore multietnike. Policia multietnike fillimisht u pa si një histori suksesi në zgjidhjen e konflikteve edhe në Ballkan. Sidoqoftë, me kalimin e kohës efekti i saj në procesin e paqes është vërë në dyshim.
Prandaj, suspendimi i katër policëve – pjesëtar të komunitetit shqiptar në Komunën e Bujanocit nga Stacioni Policor në Bujanoc është në kuadër të një fushate më gjithëpërfshirës. E cila ka inkurajuar frikë e mosbesim tek shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kjo fushatë ka shënjestruar komunitetin shqiptarë. Ksenofobia, albanofobia është produkt e një qasje të tillë sistematike e mbështetur nga politikat qeveritare.
Ne duam policinë ku janë të përfshirë të gjitha komunitet në proporcion me strukturën etnike të popullsisë e cila siguron trajtim të barabartë për të gjithë pa paragjykuar përktësin fetare, etnike, gjinore a cfardo tjetër. Pra, polici të barabartë për barazi. Nen përfaqësimi i shqiptarëve në nstitucionet republikane ishte edhe konstatim i Raportit të Progres të BE.
I bëj thirrje Ministrit të Punëve të Brendshme, z.Aleksandër Vullin, ktheni në punë të suspenduarit dhe siguroni barazinë ligjore të përfaqësimit të komuniteteve në polici për çfarë keni detyrim kushtetues.
Sipas një hulumtimi të Këshillit Kombëtar Shqiptar i cili do të publikohet shumë shpejtë shifrat e përfaqësimit të komunitetit shqiptar në Stacionin Policor në Bujanoc për vitin 2020 janë të frikshme.