Home Aktuale Mustafa: Po rrezikohet procesi i shtetndërtimit të Kosovës

Mustafa: Po rrezikohet procesi i shtetndërtimit të Kosovës

177
0
SHARE

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku opozita ka pamundësuar raportimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me marrëveshjet e Brukselit.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka tërhequr vërejtjen se një gjë e tillë ishte pritshme nga opozita, duke shtuar se kjo është sjelle jo demokratike.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:

“JONORMALITETI RREZIKON PROCESET E SHTETNDERTIMIT DHE POZITEN NDERKOMBETARE TE KOSOVES

Pengimi i punes se Kuvendit , mund te jete pjese e strategjise ose strategjive te opozites dhe jo vetem te asaj , per te krijiar jonormalitetin ne Kosove i cili edhe u paraljamerua keto dite. Protestat paqesore te opozites dhe subjekteve tjera jane pjese jetes demokratike, por pengimi i debatit dhe punes dhe Kuvendit , jashta rregullores se punes dhe normave e traditave demokratike eshte tendece per krijimin e situates kaotike me metoda te papergjegjshme te tipit anarkist. Krijimi i nje situate te tille eshte me rrezik te madh per disa aresye:

(1) Rrezikon seriozisht procesin e shtetndertimit dhe forcimin e subjektivitetit nderkombetar te Kosoves I cili mund te behet parasegjithasht duke e forcuar metutje partneritetin me aleatet tane . Ata qe nuk e kuptojne se kjo ka rendesi per pavaresine, lirine dhe demokracine ne Kosove, mund te mendoijne se e kane mire por jane ne lajthitje te madhe.

(2) Tentimi qe me metoda te dhunshme dhe suspendim te institucioneve demokratike te imponohet ekluziviteti i tipit anarkist pengon debatin demokartik dhe ballafaqimin e e argumenteve ne Kuvend para opinionit ne menyre qe te shihen argumentet e te gjitha paleve,

(3) Mardhenjet me fqinjet dhe raportet me Serbine jane te ndjeshme, te ngarkuara me problem te vjetra dhe te reja dhe Qeveria e Kuvendi duhet te mbahen pergjegjese per te mbrojtur ineteresin shtetror e kombetar te Kosoves, por kjo nuk mund te behet duke e penguar dhe pamundesuar debatin demokratik dheneprmjet pamundesimit te punes se Kuvendit,

(4) Krijimi dhe mbajtja e situates jonomarle eshte joproduktive per gjithe ate qe na prêt per te hapur perspektiven e zhvillimit ekonomikFtoj opoziten qe per keto ceshtje te marre pjese ne nje debat konstruktiv ne Kuvend , qe per keto ceshtje te arrijme konsensus nacinal , te evitojme eskluzivetitetin dhe metodat jodemokratike. Ne kete menyre opozita dhe pozita do te mund ta mbajne pergjegjese Qeverine dhe akteret e tjere per proceset e metejme te shtetndertimit dhe te zhvillimit ekonomike , social ,duke afirmuar llogaridhenien e pergjegjesine.MM” (sic.), ka shkruar Mustafa.