Home Aktuale Mustafa: Negociata me të gjithë, por unë kryeministër

Mustafa: Negociata me të gjithë, por unë kryeministër

561
0
SHARE

Lideri LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ka vendosur të vazhdojë bisedimet me gjithë spektrin politik për krijimin e institucioneve, por që LDK nuk heq dorë nga posti i kryeministrit.

Mustafa tha se duke respektuar rekomandimet e Presidentes së vendit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Përgjithshëm ka autorizuar Kryetarin dhe Kryesinë e LDK-së, që të bisedojë me tërë spektrin politik për të krijuar institucionet e vendit.

Ai tha se në kuadër të kësaj do të vazhdojnë bisedat me Koalicionin VLAN.

“Ne propozojmë që javën e ardhshme të fillojnë bisedimet për krijimin e institucioneve”, tha ai. “Nominimi im për kryeministër është bërë para tetë muajsh. Qëndrimi i LDK-së është që ne të hyjmë në koalicion vetëm me kusht që LDK ta udhëheq Qeverinë, pra që unë të jem kryeministër”