Home Aktuale Mustafa kërkon që Lugina të përfshihet në platformën për dialogun me...

Mustafa kërkon që Lugina të përfshihet në platformën për dialogun me Serbinë

116
0
SHARE

Kryetari  i KKSH-së Ragmi Mustafa  përmes një postimi në favebook  ka kërkuar që çështja e Luginës së Preshevës  të përfshihet në  platformën për dialogun me Serbinë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij:
Tashmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar për themelimin e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë, e që rrjedhimisht pritet hartimi i platformës shtetërore; Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh sërish kërkesën që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në atë platformë, si edhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontribut në këtë drejtim.

Qeveria e Serbisë nuk e bën, meqë po dëshmon me vite se nuk do barazi.

Çështja e Luginës së Preshevës është pjesë përbërëse e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë. Ajo duhet të jetë doemos pjesë e zgjidhjes së tij. Në shërbim të paqes midis popujve.