Home Aktuale Mustafa: Integrimet evropiane alternativa e vetme për Kosovën

Mustafa: Integrimet evropiane alternativa e vetme për Kosovën

150
0
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

 

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për të arriturat në Kosovë në të gjitha fushat, si dhe për fokusimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, për zhvillim ekonomik dhe për fuqizimin e institucioneve demokratike.

 

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në proceset evropiane, duke theksuar edhe nevojën e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë mbetur të vetmit qytetarë të rajonit që nuk e ka gëzojnë këtë të drejtë elementare.

 

“Ne tashmë kemi përmbushur kriteret dhe rekomandimet dhe presim që Bashkimi Evropian të marr vendim për rekomandimin e datës për liberalizimin e vizave, që do të hapte perspektivë për qytetarët e Kosovës, do të mundësonte lëvizjen e lirë të tyre si dhe do të mundësonte dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha kryeministri Mustafa, duke shtuar se integrimet evropiane janë alternativa e vetme perspektive për Kosovën, transmeton Telegrafi.

 

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Sllovakinë, duke vlerësuar përkrahjen e Sllovakisë në proceset integruese të Kosovës.

 

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajçak, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe përkushtimin për avancimin e proceseve evropiane dhe zhvillimin e mëtejshëm.

 

Zëvendëskryeministri Lajçak, po ashtu, shprehu përkrahjen e Sllovakisë për proceset integruese, duke përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/