Home Aktuale Musliu takoi Ministrin e MASH-it Kosovës Arsim Bajrami

Musliu takoi Ministrin e MASH-it Kosovës Arsim Bajrami

165
0
SHARE

Një delegacion i Keshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), i drejtuar nga kryetari Jonuz Musliu dje realizoi një takim në Prishtinë me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami.
Kryetari Musliu paraqiti para Ministrisë gjendja e arsimit në Luginën e Preshevës të cilën e cilësoi po me “të njëjtën gjendje të arsimit në Kosovë gjatë viteve 90-ta në shumë aspekte”.
“Presim me padurim që bashkpunimi ynë tashmë institucional të ngrihet në një nivel rajonal me rezultate konkrete, patur parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogon në Bruksel me Beogradin e ka fuqin e mjaftueshme për ti dhënë krah edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” theksoi Musliu dhe më tej vazhdoi se “ne kemi qenë pjesë e Kosovë dhe gjithmon do të jemi, andaj edhe ju detyroheni të pëmbushëni misionin Tuaj”.
Ministri Bajrami mirëpriti delegacionin nga Lugina e Preshevës duke shpreh gadishmërin për të ndihmuar arsimin në këtë rajon.
Këshilli Kombëtar Shqipëtar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës kërkoi që: Në dialogun Kosovë – Serbi të bisedohet për problemet e arsimit në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës; Të arrihet marrëveshje e përhershme për përdorimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për mesimin parashkollorë, fillorë dhe të mesëm në Luginën e Preshevës; Trajnim profesional të kuadrit arsimor, në radhë të parë për historinë, kulturën dhe traditat shqipëtare (Trajnim për arsimtarët e mësimit klasorë dhe lendorë për shkollat fillore e të mesme) ; Në dialogun Kosovë-Serbi te kërkohet njohja e diplomave nga shteti Serb, të lëshuara nga Universitetet e Kosovës konform standardeve evropiane për arsim sipas Deklaratës së Bolonjës. (Zgjedhja e aplikur nga SPARK-u nuk ka prodhuar efektet e dëshirueshme, për më tepër marrveshja mbi akreditimin e këtyre Diplomave nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë është anuluar si “kundërkushtetuese dhe antiligjore”); Ministria e Arsimit të Republikes së Kosovës sa më parë të jetë e mundur të organizoi programin e AKM (Aftësimi i kuadrove të mësimdhënjes) edhe në Preshevë. Programi AKM të mundësohet nga Universiteti Kadri Zeka në Gjilan dhe kuadrot e Luginës; Ministria e Arsimit të Republikes së Kosovës që mundësisht të na sigurojë nga katër ekzemplarë të teksteve mësimore për lëndët e shkollave fillore dhe të mesme që mësojnë nxënësit në Kosovë. Tekstet e njejta do t`i dërgojmë për miratim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Beograd; Ministria e Arsimit të Republikes së Kosovës që të mundësojë përmes meknaizmave të vetë që të rrespektohet në tërsi ndarja e kuotave për kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në Universitetet e Kosovës.
Vlenë të theksohet se gjatë takimit përveç tjerash u kërkua nga Ministri Bajrami ta vizitoi Luginën e Preshevës me ç`rast ai premtoi se në një të ardhme të afërt do ta realizoi.

Bujanoc, 10.02.2015 Shërbimi për informim i KKSH-së