Home Aktuale Musliu: Sulmi është ndaj të gjithë shqiptarëve

Musliu: Sulmi është ndaj të gjithë shqiptarëve

28
0
SHARE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Jonuz Musliu, sulmin e së hënës ndaj kryetarit të Medvegjës Florim Sahiti, e ka vlerësuar si sulm ndaj të gjithë shqiptarëve.

Edhe ata pak shqiptarë që kanë mbet në Komunë të Medvegjës dëshirojnë t’i shpërngulin. Kjo qartë po shihet se është dorë e zgjatur e Qeverisë së Serbisë”, ka deklaruar për portalin informativ Titulli, kryetari i KKSh-së, Jonuz Musliu.Tentimet e tilla për të shpërngulur shqiptarët, sipas Musliut, do të detyrojnë bashkëkombësit për reagim më ndryshe se deri më tash.Musliu thotë se ky sulm ndaj kryetarit të Medvegjës nuk ka ardh spontanisht, por ka qenë i organizuar mirë.