Home Aktuale Musliu – KKSH javën e ardhme do të nxjerrë aktet për themelimin...

Musliu – KKSH javën e ardhme do të nxjerrë aktet për themelimin e RTV në Luginë(video)

672
0
SHARE

Kryetari i këshillit nacional Jonuz Musliu gjatë vizitës që i ka bërë RTV Presheva , ka ngjallur shpresën e informimit publik në Luginë . Musliu ka thënë se gjatë javës së ardhme KKSH do të nxjerrë aktin mbi themelimin e RTV regjional që do të ketë shtrirje në tërë Luginën e Preshevës.

 rtp

Kryetari i këshillit kombëtarë Jonuz Musliu , zv kryetari Zejni Fejzullahu dhe kryetari i këshillit ekzekutiv Shukri Ymeri kanë vizuar sot RTV Presheva.
Ata janë pritur nga drejtori dhe stafi i Rtp , ku ndërkohë janë shoqëruar në vizitë të objektit , për ti njoftuar me kushtet që ka RTV Presheva.
Ndërkaq është realizuar edhe një takim , ku përfaqësuesit e KKSH janë njoftuar më tërë punën që bënë ky medium si dhe për procesin e privatizimit dhe digjitalizimit. Kryetari i KKSH Jonuz Musliu ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të lejohet mbyllja e dy mediumeve publike shqiptare dhe radios në Medvegjë . Por ai ka në këtë takim ka treguar edh e për nismën e KKSH , ku gjatë këtyre ditëve do të nxirret akti mbi themelimit e RTV regjional në Luginë të Preshevës.
Edhe drejtori Reshat Neziri por dhe tërë stafi i RTP e kanë mirëpritur këtë lajm .Gjatë javës së ardhme luginën e Preshevës pritet ta vizitojë edh ministri për kulturë dhe informim , ku do të mësohet se cila do të jetë zgjidhja e mediume publike shqipe në Luginë, duke pas parasysh mundësin e ekzistimi vetanakë ,si pasoj e mos zhvillimit ekonomik të Luginës.
Megjithatë KKSH të drejtën ligjore për themelimit e RTV , do të shfrytëzoj pa marrë parasysh si do të rrjedhin ngjarjet./Lugina Press/

 [youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=0n6dqEoAyrk        ” width=”560″ height=”315″]