Home Aktuale Musliu: Isufi Ambasador i Luginës së Preshevës

Musliu: Isufi Ambasador i Luginës së Preshevës

43
0
SHARE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, priti në takim në selinë e KKSH-së në Bujanoc kampionin e boksit në versionin WBCA dhe në versionin WBC Shefat Isufin nga Tërnoci.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar u shpreh se për mua, Institucionin të cilin e drejtoj dhe për qytetarët e Luginës së Preshevës është një nderë i madh që sot jeni në mesin tonë. Shefat Isufi për shqiptarët e Luginës së Preshevës tashmë është ndër ambasadorët më të mëdhenj që po provon përmes sportit, përkatësisht përmes boksit të jetë një zëdhënës i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndihemi krenar për sukseset e tij dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen.
Nga ana tjetër Kampioni i boksit në WBCA, dhe WBC Isufi tha se ndjehem i lumtur dhe krenar me pritjen që po i bëhet. Njëkohësisht e falënderoi Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për mikpritjen e bërë si dhe e njoftoi rreth përgatitjeve dhe aktiviteteve të tij, çka nuk do të mungojnë sukseset në të ardhmen.
Takimi u realizua pasi Shefat Isufi u shpall kampion në versionin WBC duke mposhtur kundërshtarin e tij, hungarezin Istvan Zelle.