Home Aktuale Musliu: Gjithçka gati për konstituimin e KKSH-së

Musliu: Gjithçka gati për konstituimin e KKSH-së

121
0
SHARE

Me vendim të Ministres për administratë shtetërore dhe pushtet lokal Kori Udoviçki për të hënën më 24 nëntor ora 12:00, në ambientet e KKSH-së, është thirrur mbledhja konstituive e këtij organi i cili do ti përfaqësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Subjektet politike shqiptare pjesmarrëse të këtyre zgjedhjeve i kanë marrë vendimet nga ministria përkatëse për mbajtjen e mbledhjes konstituive të KKSH-së. Lideri i LPD-së njëherit kryetarë i KK të Bujanocit Jonuz Musliu i cili është i nominuar për kryetarë të këtij organi nga blloku i subjekteve politike, PDSH-LPD-BDL-PD-RD të cilët kanë fituar 8 këshilltarë nga 15 sa numëron gjithsej kuvendi i KKSH, i ka thënë BujanociNet se, “Gjithçka për nesër është gati dhe konstituimi i KKSH-së do të bëhet ashtu siç është paraparë” Musliu thotë se, asgjë nuk ka ndryshuar nga marveshja e bllokut të subjekteve politike shqiptare në Preshevë, dhe sipas kësaj marveshje pritet që Jonuz Musliu ta udhëheq Këshillin Kombëtarë Shqiptarë në Luginë të Preshevës. Në baz të rezultateve nga zgjedhjet për KKSH, koalicioni PVD-UDSH, do ti ketë 7 këshilltarë në kuvendin e këtij institucioni. Pas marrjes së postit nga Musliu në krye të KKSH-së, ai do të duhet që ta ndërpresë mandatin e tij si kryetarë i KK të Bujanocit dhe kështu LPD do të duhet ta propozojë dikën tjetër. BujanociNet jozyrtarisht ka mësuar se në vend të Musliut LPD do ta propozojë Dr.Adnan Salihun në postin e kryetarit të Asamblesë komunale të Bujanocit.