Home Aktuale Musliu: Arrestimi i të rinjëve shqiptarë i papranueshëm

Musliu: Arrestimi i të rinjëve shqiptarë i papranueshëm

743
0
SHARE

Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) reagon dhe shpreh dyshimet serioze rreth aksionit të organeve të rendit dhe prokurorisë në komunën e Bujanocit, me ç`rast janë arrestuar një numër i të rinjëve shqiptar për tifozërinë e kualifikimit të kombëtares së Shqipërisë në kampionatin evropian “Franca 2016”.
Implementimit drejtësisë selektive, është i papranueshëm për Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njëkohësisht gjykon të gjitha rastet ku bëhet thirrje për linçim dhe përdorim të gjuhës së urretjes, nën shënjestrën e së cilës në vazhdimësi kanë qenë dhe janë shqiptarët e Luginës së Preshvës.
Mos të harrojmë se parulla të tilla në hor kishin brohoritur nga tifozët në stadiumin e Partizanit “JNA” në Beograd më 14.10.2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndërkaq, edhe pas ndeshjes së Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin e Elbasanit “Elbasan Arena” me ç`rast kishte fituar kombëtarja e Serbisë më 08.10.2015, parulla të tilla kishin brohoritur në Bujanoc nga një grupë i tifozërisë serbe.
Andaj, Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkon ndërprejrjen e menjëhershme të proceseve të tilla selektive, sepse aktet e tilla janë në funksion të destabilizimit dhe në funksion të tensionimit dhe mostolerancës ndëretnike.
Këshillit kombëtar shqiptar fton faktorin politik shqiptar dhe ate ndërkombëtar për një angazhim më të madh politik rreth sqarimit dhe ndërprerjen së proceseve të tilla si mekanizëm i regjimit Millosheviqit të viteve 90-ta, ndaj të rinjëve shqiptarë në komunën e Bujanocit.
Krimanilizimi i popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës me incedentet e tilla, drejtësi selektive, frikësimi me arrest i të rinjëve i shërbejnë krijimit të një hapsire jo stabile për dëbimin e të rinjët shqiptar nga Lugina e Preshevës dhe i pamundëson jetë normale.