Drejtori i kompanisë mediale “Spektri” Nexhat Behluli , njëherit dhe afarist nga Lugina e Preshevës ka zhvilluar një takim në Dhomën e Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi.
Në takimin e zhvilluar është diskutuar për bashkëpunimin në mes kësaj dhome dhe bizneseve të rajonit të Luginës së Preshevës.
Ndërkohë Nexhat Behluli në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur se deri më 20 prill është afati i anëtarsimit të Bizneseve nga Shqipëria dhe Serbia.
Po ashtu bëhet e ditur se më 1 dhe 2 maj do të bëhet mbajtja e Kuvendit zgjedhor të Organeve udhëheqëse të këtij Institucioni ekonomik të përbashkët Shqipëri-Serbi.