Home SPORT Muller “kurorëzon” Bayernin, kampion në Bundesliga

Muller “kurorëzon” Bayernin, kampion në Bundesliga

150
0
SHARE

Nuk ka asnjë dyshim Thomas Muller kur thotë se gara për titullin në Bundesliga mund të quhet e mbyllur me Bayernin e Mynihut që e ka hipotekuar që tani trofeun. Bavarezët e çuan në 20 pikë avantazhin ndaj ndjekësit më të afërt me goleadën në shifrat 5-1 kundër Schalkes, ku tre herë shënoi vetëm Arjen Robben, ndërsa e plotësuan këtë sukses edhe David Alaba e Mario Mandzukic në Allianz Arena. Për sulmuesin 24-vjeçar mbeten edhe 11 ndeshje deri në fund të sezonit, por Bayerni mund të konsiderohet që në këtë moment kampion.

“Le të jemi realistë, gara për titullin ka përfunduar. Nuk mendoj se ndonjë pret që ne të humbasim aq ndeshje sa të na rrëshqasë titulli nga duart, për më tepër po të marrim në konsideratë që nuk kemi humbur asnjë nga 23 takimet e luajtura deri tani”.

Bayerni, i pathyeshëm për 48 ndeshje radhazi në kampionat, është në garë ndërkohë edhe për mbrojtjen e titullit në Kupën e Gjermanisë. Në Prill, bavarezët do të përballen në gjysmëfinale me Kaiserslauten, ndërsa në Champions ndodhen të pozicionuar mjaft mirë me fitoren 2-0 në takimin e parë me Arsenalin në raundin e 1/8-ve.

LEAVE A REPLY