Home SPORT Mposhtet Atletico, nxehet lufta për titull në La Liga (Video)

Mposhtet Atletico, nxehet lufta për titull në La Liga (Video)

130
0
SHARE

Atletico Madridi ka pësuar humbje në momentin më të papërshtatshëm. Levante mposhti 2:0 kryeqytetasit spanjoll, duke bërë tejet interesante garën për titull në La Liga, dy xhiro pa përfunduar stinori.

Atletico Madridi nuk arriti të vazhdojë me formën e mirë të cilën e gëzoi këtë fund-stinor.

Skuadra e Diego Simeones u mposht në udhëtim nga Levante, 2:0, duke zvogëluar gjasat për titull, dy xhiro pa përfunduar stinor.

Filip (7’-ag) dhe Barral (69’) shënuan për këtë fitore të Levantes, të cilës nuk i kanë mbetur shumë synime në fundin e këtij ediconi.

Pas kësaj humbjeje, Atletico mbetet në krye të La Ligës me 88 pikë, tri më shumë se Barcelona, mirëpo i shkon kësaj të fundit në xhiron e fundit.

Në anën tjetër, Real Madridi me dy ndeshje më pak të zhvilluara ka 82 pikë në pozitën e tretë dhe nëse i fiton ndeshjet e mbetura, barazohet me Atleticon në renditje.

Kjo e fundit ka rezultate më të mira në lojërat e drejtpërdrejta me ‘mbretërit’, mirëpo pritet që sfida në ‘Camp Nou’ mes Barçës e Atleticos ta vendos fituesin e këtij stinori në La Liga.

Këtu mundë ti ndiqni golat