Home Aktuale MPJ e Kosovës dënon aktin ndaj stacionit policor në Maqedoni

MPJ e Kosovës dënon aktin ndaj stacionit policor në Maqedoni

91
0
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dënon aktin e sotëm ndaj stacionit policor në Republikën e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar me shqetësim raportimet e sotëm për aktin e dhunshëm ndaj stacionit policor në komunën e Likovës në Republikën e Maqedonisë.

MPJ thekson se dënon ashpër çdo akt të dhunshëm ndaj organeve të rendit në Republikën e Maqedonisë, dhe njëherësh bën thirrje për hetim të paanshëm dhe profesional dhe shpreh gatishmërinë të ndihmoj autoritetet maqedonase në gjetjen e kryerësve të këtij akti.

“Republika e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon, mbetet e përkushtuar në avancimin e frymës së fqinjësisë së mirë duke respektuar integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Maqedonisë si shtet fqinjë, si dhe të implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në komunikatën e MPJ-së