Home Aktuale MPB edhe një herë dëshmoi se funksionon shteti ligjor në Serbi

MPB edhe një herë dëshmoi se funksionon shteti ligjor në Serbi

444
0
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka sjellur vendim për kthimin e punëtorëve në vendet e tyre të punës ku në mesin e tyre është edhe oficeri shqiptar Enver Sulejmani nga komuna e Bujanocit

       Më datën 10 maj pas shqyrtimit dhe vlerësimit juridik të dokumentacionit të dërguar nga kryeshefat e drejtorateve të policisë së MPB-së  për largimin e mijërave  punëtorëve me pretekst se kanë dosje kriminale ose janë të përfshirë në akte kriminale dhe kundër ligjore, ministri i MPB-së i Serbisë me bashkëpunëtorët e tij ka sjellur vendim për kthimin e të gjithë punëtorëve në vendet e punës.

       Sipas burimeve, gjatë shqyrtimit të dokumentacionve të dërguara nga shefat e lartëpërmendur dhe dokumentet e dërguara nga punëtorët,   argumetojnë se nuk ka bazë ligjore dhe dëshmi për pjesëmarrje  në akte kriminele dhe jashtë ligjore.

Me këtë rast u argumentua se punëtorët në fjalë nuk ishin të përfshirë në akte kriminale por që nuk ishin në mardhënie të mira me ish shefat e tyre.

Sa i përket komunës së Bujanocit  nga stacioni policor i Bujanocit ishin larguar 6  polic dhe një oficer i policisë, i   vetmi shqiptar në territorin e Serbisë, Enver Sulejmani   .

ENVER SULEJMANI

Oficeri Enver Sulejmani  me profesion është jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Enver Sulejmani  Ishte pjesëmarrës  në bisedime për formimin e policisë multietnike na rajonin e Luginës së Preshevës

Sulejmani me dhjetëra herë është shpërblyer me mirënjohje për punën e tij efikase.

Vlenë të theksohet se ishte deokuruar me medalje të artë nga ministri i MPB-së për punën e tij në ruajtjen e stabilitetiT dhe qetësisë./Lugina Press/

happy wheels