Home Aktuale Moti në ditët në vijmë, bien temperaturat

Moti në ditët në vijmë, bien temperaturat

780
0
SHARE

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të rajonit të Luginës dhe Kosovës.Masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga pjesa jugperëndimore e vendit kanë kushtëzuar që mbi vendin tonë të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë.

Temperatura minimale është luhatur në kufijt 17C-19C, kurse maksimalet e ditës kanë arritur në 33C në Bujanocë dhe Preshevë. Ka fryrë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Për nesër dhe ditën e enjte pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës nëpër vise malore do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të luhaten në mes 13C deri 16C kurse maksimalet e ditës do të arrijnë deri 31C. Do të fryj erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

B

Nga dita e premte pritet që masat e ajrit të kalojnë në anticiklon dhe do ta ç’rregullojnë këtë gjendje termike. Temperaturat minimale do të luhaten në mes 13C-15C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 25C. Do të fryj erë nga perëndimi e lehtë dhe mesatare.

Edhe vikendi do të shoqërohet me një mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të përcjel lën me reshje të dobëta shiu. Do të fryj erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. /LuginaPress/

LEAVE A REPLY