Home OPIONIONE Mos na e përgjakni pavarësinë

Mos na e përgjakni pavarësinë

619
0
SHARE
Nga Gani Sadiku – Është koha e festimit të pavarësisë, dhe jo koha e parullave etnonacionaliste në ditën më të shenjt të vendit tonë. Prishtina dhe Kosova nuk e meritojnë që kryeqyteti të nxihet me parulla që bëjnë ftesë për protestë. Parullat nuk zgjidhin kriza as nuk fitojnë luftëra, bile parullat dhe retoriket e tilla nxisin konflikte dhe shkaktojnë turbullira.
Ne kemi provuar edhe me parulla ta heqim Serbinë nga Kosova por kurrë s’ja kemi arritur, dhe kurrë s’do ja arrinim sikur mos të derdhej gjaku. Por as gjaku s’do të mjaftonte sikur vendet mike të ishin kundër pavarësisë së vendit.

Ne jemi munduar për 100 vjet pa ndal që Serbinë ta largojmë nga Kosova, edhe me gjak e sakrificë, por deri sa mbi Beograd nuk ranë bombat e Amerikës, vetëm i numëronim plagët varret dhe heronjtë të cilët shtoheshin për ditë.

Tri partitë të bashkuara në kampin e tyre opozitar, në esencë janë pa kauza dhe pa program, të cilat po e kthejnë popullin në të kaluarën e zymtë, në jetën e ëndrrave dhe në pesimizmin e pa kuptimtë.

Ata po ia vjedhin shpresën, po duan që ditën e gëzimit e optimizmit, ditën kur u shpall pavarësia, ta shndërrojnë në ditë gjaku e vaji, në ditën e përleshjeve, në ditën e hapjes së frontit të madh mes shqiptarëve, për ta ndal në gjysmë ëndrrën e tij shekullore.

Opozita dhe pozita në Kosovë, e kanë hapur një front të rrezikshëm dhe të pa nevojshëm, me fajin e të dyja palëve; Opozita me kauza të shpikura dhe me një entonacionalizëm të pa arsyeshëm (përderisa nuk donë te hyj në bisedime me qeverinë) dhe e dyta, për shkak gjendjes së mjerë ekonomike të krijuar në vend. Kauza e opozitës, është e shpikur dhe e pa qëndrueshme, që lidhet me marrjen e pushtetit në emër të kauzës kombëtare. Ajo luan lojën me zjarr që donë ta djeg vet popullin shqiptarë dhe do ta qojë Kosovën drejt izolimit në emër të një pavarësimi të stilit alla Enver Hoxha i cili e pavarësoi Shqipërinë më tepër seç duhej nga krejt bota. Pavarësi e cila solli skamje mjerim, trishtim vrasje e tirani mbi shqiptare për 50 vite radhazi.

Bile edhe sot e asaj dite po i vuajmë pasojat e asaj pavarësie

Opozita ka 365 arsye për protesta, që i bashkohet edhe qytetari, dhe po ashtu ka 365 ditë tjera dhe jo ditën e madhe të pavarësisë ta manipulojë shpresën gëzimin dhe ta shëmtojë pamjen e çdo gjëje, para së gjithash të na e errësojë kujtimin e çastit të madh.

Të kërkosh që me datën e shenjt të pavarësisë të protestosh, dmth t’i thërrasësh shqiptarët në vëllavrasje, t’ua ndalosh gëzimin dhe t’i sakrifikosh shesheve, në ditën kur mbas pavarësisë së Shqipërisë, kjo ngelet data më e pritur e shqiptarizmit.

Helmimi i festave me protesta dhe prishja e raporteve me shtetet mike, e shkëput Kosovën nga e kaluara e lavdishme dhe e kthen në izolim ndërkombëtare. Njerëzit e opozitës me retoriken dhe me idetë maoiste, na e përkujtojnë kohën e varfërisë, të pushtimit e të izolimit, që në emër të patriotizmit mobilizonim botën kundër vet-vetes. Ata mobilizonin njerëzit, për të punuar së koti në emër të “atdheut” ndërsa në mbrëmje sofrat u ngelnin të varfra, nga se puna ishte krejt “angari”.

Po ashtu i përngjet rastit kur mbretit donte ti ngordhte “ati” e hamalli vraponte t’ia vidhte patkoit.