Home OPIONIONE Monografi plot me nostalgji, mllef e tendenca nacionaliste

Monografi plot me nostalgji, mllef e tendenca nacionaliste

33
0
SHARE

Me rastin e botimit të librit : Presheva : Historia dhe fati i saj, të autorëvë Tomislav e Svetisllav Petroviq

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

Monografi plot me nostalgji, mllef e tendenca nacionaliste

1175395_604084432948171_823840318_n

Libri : Presheva : Historia dhe fati i saj, të autorëve preshevarë Tomisllav e SvetisllavPetroviq që aktualisht jetojnë në Jagodinë e Smederevska Pallankë, botim i 2, i plotësnëbotim të Grafika Trumbiq të Jagodinës, viti 2009, ka këtë përmbajtje : parathënia, hyrja,rezimea, toponimia, legjendat, kronologjia, fjalori dialektologjik, veshja dhe adetet, jetashoqërore-argëtuese, Presheva qysh e mban në mend autori, shënime mbi autorin, S.Petroviq, shënime mbi autorin, T Petroviq dhe recensionet e N. Stanojlloviqit e të N. Petroviqit.

E kaluara dhe zhvillimi topografik

Lidhur me Preshevën dhe Mëhallat e saja shkruan shumë autorë : J. Trifunoski, T. Vukanoviq, J. Haxhivasileviq, I. Kelmendi, autorët e monografisë kur shkruajnë për Mëhallat e Preshevës mbështeten vetëm në J. Trifunoskin, i cili jo realisht, subjektivisht dhe jo objektivisht shkruan për Mëhallat e Preshevës dhe për demografine e Serbisë së Jugut dhe Maqedonisë së Veriut, çka e kontestojnë shumë autorë shqiptarë, në mesin e të cilëve janë edhe akademik Rexhep Ismajli e Hivzi Islami. Konsulto edhe T. Vukanoviq.

Në bisedat që i zhvillova me disa pleqë, të njohur të Preshevës erdha në përfundim se Mëhallat më të vjetra të Preshevës janë : MËHALLA E DOGANËVE , e cila shtrihet në të djathtë të lumit dhe i përketë fisit Kelmend, MËHALLA E KUKLARËVE, e cila shtrihet në anën e majtë të lumit dhe i përketë kryesisht fisit Thaç dhe MËHALA E SHEH-HALILËVE DHE E ALI-METËVE, që shtrihen në anën e majtë të lumit dhe i përkasin fisit Sop.Këto dy mëhalla janë të një gjaku.

Me këtë rast po’ i përmendi të gjitha Mëhallat e Preshevës e që nuk e bënë autorët në monografi : Doganët, Sheh-Halilët, Kajallarët, Berberët, Karaponxhët, Mutishët, Hanucët, Salimusët, Hamishët, Haxhi-Beqirët, Mulla-Ademët, Qutët, Pamukët, Kekincët, Harunët, Liçajt, Hysenët /të ardhur më vonë/, Nezajt, Berajt, Rrahmonët, Bugarinët/të ardhur më vonë/, Dodajt, Begajt, Zelçajt, Majancalitë, Bixhallarët, Baballukët, Bilalqaushët, Horosanët, Malokët, Mulla-Abazët, Napranët, Kamberajt, Qorvelitë, Derrajt, Shehlerët, Ali-Metët, Budimët, Gollomehët, Binajt, Tërnavalitë/të ardhur më vonë/, Karavelitë, Hallaçët, Zengulët.

Këto mëhalla janë etnikisht thujase të pa përziera, vetëm Mëhalla e Zallit ,e Romëvë dhe ajo më vone e Boshnjakëve janë të përziera, jetonin Serbët dhe të tjerët.

E kaluara etnike e popullatës

Autorët ë librit mbi Preshevën krejt teorine mbi popullatën serbe, turke dhe shqiptare e bazojnë në shkrimet subjektive dhe jo të sakta, me prapavije nacionaliste të autorit J. Trifunoskit, të cilin e kritikojnë dhe ia hudhin poshtë tezën e shkruar mbi popullatën shqiptare të Serbisë së Jugut dhe Maqedonisë së Veriut akademikët Rexhep Ismajli dhe Hivzi Islami. Autorët e monografisë është dashur ta konsultojne edhe literaturën të shkruar nga autorë : T. Vukanoviq, Ibrahim Kelmendi, Sabit Ukaj e tjere. Autorët kur shkruajnë për popullatën turke nuk kanë të drejtë kur thojnë se ajo ka ardhur nga Vranja, Leskoci dhe Piroti. Këtu është fjala për popullatë shqiptare, e dëbuar nga qytetet e përmendura dhe si muhaxhirë vendoset në Preshevë e gjetiu. Konsulto shkrimet e akademik Rexhep Ismajli, Hivzi Islami, Ibrahim Kelmendi dhe të Sabit Ukës.
Pastaj kur shkruajnë për popullatën shqiptare, vjetërsinë e tyre duhet t’ i konsultojnë shkrimet e autorëve në fjalë.

Përmbajtja nacionale e popullatës së Preshevës

Autorët kur shkruajnë për përmbajtjen nacionale është dashur t’i kenë parasysh edhe këto shënime :

Kazaja e Preshevës më 1878 përfshinte 134 fshatra me 39.545 banorë, nga të cilët shumica ishin muslimanë, kurse të tjerët sllavë. Në këtë kohë kazaja e Preshevës përfshinte edhe nahinë e Bujanocit dhe të Tërgovishtës.

Vasil Kënçovi shkruan se sipas salnames së vilajetit të vitit 1311 kazaja e Preshevës kishte 15.932 muhamedanë apo si i quan ai muhamedanë-arnaut banorë të pastër dhe 26.047 bullgarë.

Po i japim edhe disa shënime mbi përmbajtjen e popullatën sipas statistikave serbe :

Më 1953, komuna e Preshevës prej 24.507 banorëvë kishte : 15.452 shqiptarë/63%/ ; 6.368 serbë/25.9%/ dhe 2.787 të tjerë/11.l%/

Më 1961, komuna e Preshevës prej 26.733 banorëvë kishte : 18.229 shqiptarë /68.2%/ ; 6.741 serbë /25.2%/ dhe 1.763 të tjerë /6.6%/, ndërsa vetëm qyteti prej 5.671 banorëvë kishte : 2.897 shqiptarë /51.9%/ ; 1.650 serbë /29.2 %/ dhe 1.040 të tjerë /18.9%/.

Më 1981, komuna e Preshevës prej 33.948 banorëvë kishte : 28.967 shqiptarë /85.3%/ ; 4.198 serbë /12.3%/ dhe 783 të tjerë /2.4%/.

Nga shënimet e lartëpërmendura konkludojmë se Presheva asnjëhërë nuk i kishtë 30% popullatë serbe.

PRESHEVA SI E KUJTON AUTORI

Popullata serbe dhe joshqiptare deri në vitet e 70-ta të shekullit XX

Autorët ë librit shkruajnë jo objektivisht kur bëhet fjalë për popullatën turkë ose e shtojnë ate në dëm të popullatës shqiptare. Kështu ata pos që familjen Esadi e trajtojnë popullatë turke, e shtojnë popullatën turke me familje shqiptare : Familja Qerimi / Qerim, Ilmi, Qani, Sami dhe Nuredin/ asnjeherë nuk janë deklaruar si familje turke dhe tashti jetojnë dhe veprojnë si familje shqiptare në Preshevë. Poashtu edhe familja Hyseni /Musa, Haki dhe Zeqirja/, pastaj familja Shabani/Jakup dhe Jahja/ ishin familje shqiptare, të Mëhallës së Golomehëvë, të fisit Kelmend, sikur që ishin edhe familja Shabani/Zijush, Isuf, Ymer/,
familja Mustafa/ Muharrem dhe Nuredin/, si dhe familjet shqiptare : Ibrahimi/Kadri, Ahmet dhe Xhafer/ e Ali Aliu, që jetojne, punojnë dhe flasin shqip në Preshevë.

Autorët me këto shënime që i japin për popullatën e Preshevës deshtën t’ a ndërrojnë pasqyrën reale të popullatës së saj.

LOKALITETET E POPULLATËS DHE GJINITË(FISET)

Rruga kryesore e Preshevës, nga shkolla fillore deri te kafja e Tozës

Autorët e librit shkruajnë vetëm për familjet serbe në këtë pjesë të qytettit, duke mos përmendur asnjë familje shqiptare. Apo kur shkruajnë për ndonje familje shqiptare apo shqiptar, siç i quajnë autorët “shiptar” atëhërë shkruajnë në kontekst negativ. Kështu shkruajnë për profesorin e nderuar shqiptar, të gjuhës serbe, jo vetëm për mua, por edhe për shumë gjenarata nxënësish shqiptarë e serbë, edhepse e kishte hobi lojën me letra. Autorët nuk pritojnë të flasin negativisht, për ta diskridituar ate, por edhe të gjithë mësimdhënësit shqiptar si dhe duke aluduar në ate se çfarë kuadro kishte në gjuhën shqipe. Autorët e quajnë Mustafa “keçe” në vend të Mustafë “Keça” Selimi dhe se ishte i njohur “komarxhi” që nuk mbante rregullisht mësim dhe i lëshonte orët, duke shkuar te kafja e Tozës.

Marrëdhëniet ndërnacionale

Autorët i përziejnë konceptet me qëllim : shiptari i albanci, sikur ata nuk janë një : gjuhë, kulturë, adete e tjerë. Bile shkojnë edhe aq larg sa që shkruajnë se gjatë Luftës, ata “albanci” i okupuan shqiptarët /shiptari/. Për marrëdhëniet ndërnacionale nuk shprehen korrekt, në raste kur dojnë ta njollosin popullin shqiptar, atëherë gjejnë ngallape të ndryshme fyese : “Shiptarçice” ; “shiptarke”. Marrëdhëniet ndërnacionale, sipas autorëve prishen sidomos pas viteve të 70-ta të shekullit XX, atëherë kur politikanët dhe intekligjenca shqiptare filluan kampanjën e mosdurueshmërisë ndaj serbëvë. Sipas autorëve u morën qëndrime që për çdo serb të punësuar, të punësohën 10 shqiptar. Qëndrime të tilla sa më kujtohen mua, por edhe gjeneratës time nuk ka pasur. Filloi punësimi të përmirsohët në favor të shqiptarëve. Kështu me këto qëndrime, sipas autorëve iu bë me dije popullatës serbe se nuk kanë pse të mbeten në Preshevë dhe të mendojnë për ardhmërinë e tyre në vende të tjera. Bile, autorët shkruajnë për rastin e Svetisllavit, njëri prej autorëve, i cili ishte kuadër preshevarë, professor i pedagogjise, që nuk u favorizua me rastin e zgjedhjes së kryeshefit të policisë, por u zgjodhë një shqiptar, në propozim të deputetit Dushan Devexhiqit më vitin 1968 si dhe nuk u punësua gruaja e tij, edhepse kreu shkollën e lartë për edukatoreshë. Këto ishin arsyetë që autorët e librit e lëshuan Preshevën dhe shkuan në Jagodinë dhe Smederevska Pallankë. Pastaj përmendin blerjen e shtëpive të serbëvë me çmime shumë të larta. Menjëherë tek autorët lind dyshimi nga aq shuma të mëdha të parave tek shqiptarët, ndërsa njiheshin si popull i varfër.
Po në këtë pjesë të librit e përmendin se Presheva ishte komunë shumë e pazhvilluar, ndërsa unë po them se me qëllim e lanë pas dore dhe në varfëri.

Po i japim disa shënime, për t’ i demantuar autorët :
-Megjithë kushtet e favorshme gjeografike, të transportit dhe zellin e madh të popullatës, këto troje, Presheva u la më e pazhvilluara dhe më pasivja në Serbi,
-Sa i përket zhvillimit u bë një prerje e dukshme, deri në Vranjë(ku jetojnë serbët)u kapërcye në një shkallë krejtësisht tjetër zhvillimi, u krijua industria e cila madje jetonte nga lëndët e para të Preshevës e të Bujanocit,
-Kështu në këto vite, Presheva kishte 5 herë më pak të ardhura nacionale për kokë banori se mesatarja e Serbisë,
-Në vitin 1987 shkalla e investimeve në komunën e Preshevës kapte vetëm 12,4% të mesatarës së Serbisë, ndërsa më vitin 1988 vetëm 6.2%,
-Në komunën e Preshevës, të gjithë serbët ishin të punësuar, ndërsa vetëm çdo i 18 shqiptar ishte i punësuar, ndërsa në Serbi çdo i 4 qytetar,
-Edhepse në përbërje të popullatës, serbët bënin vetëm 7%, ata shfrytëzonin mbi 60% të fondit banesor,

-Në organet dhe institucionet republikane ishin të punësuar vetëm serbët,
-Nga diferencimi ideo-politik u larguan mbi 100 punonjës arsimorë shqiptarë,
-Padrejtesite e shumta në kulturë, arsim, informim/planprogramet e tjerë/,
– Nataliteti në 1.000 banorë : në Preshevë ishte 27.5, ndërsa në Serbi 16.7,
– Shtimi natyral i popullatës ishte : në Preshevë : 20.5, ndërsa në Serbi 7.5,
Pra, këto shënime, por edhe tregues të tjerë, të cilët nuk i kemi cekur, tregojne për shkaqet ekonomike të largimit të popullatës serbe nga Presheva dhe përfitimet e mëdha duke i shitur pronat e tyre, që nuk përjashton edhe ndonjë rast politik.

Presheva, gjithmonë i takoi Serbisë, prej vitit 1912, me qendra herë në Leskoc, e herë në Vranjë, jetonte, vepronte dhe punonte me ligjet e Serbisë, andaj edhe bie poshtë konkludimi i autorëve për klimë antiserbe.

Librin e përfundojnë me 2 recensione të N. Stanojlloviqit dhe të N. Petroviqit mbi librin : Presheva, dikur dhe sot, pa e cekur literaturën e duhur që është elementare për një monografi siç pretendon të jetë kjo.

LITERATURA

1.Fanula Papazoglu, Srednjobalkanska plemena u predrimsko doba : Tribal, Autarijati, Dardanci,Skordisci i Mezi, Beograd, Equilibrium, 2007
2.Fanula Papazoglu, Iz istorije antickog Balkana, Beograd, Equilibrium, 2007
3.Vasil Kncov, Izbrani proizvedenia, tom 2, Sofia, Nauka i iskustvo, 1970
4.Sami Frashëri, Vepra 7, Kamus Al-a’lam : ((Enciklopedia-Pjesë të zgjedhura), Prishtinë, Rilindja, 1984
5.Jov. F. Trifunoski, Presevo, Beograd, 1951
6.Mehmet Jusufi, Vështrim gjeografik i Preshevës dhe rrethinës, Përparimi, nr.7-8, Prishtinë, 1965
7.T.P. Vukanovic, Presevo, Vranje, Vranjski glasnik, knj. 2, 1966
8.J. Hadzi-Vasiljevic, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. 2, Beograd, 1913
9.Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999
10. Xhemaledin Salihu, Biseda me pleqë të vjetër dhe të njohur të Preshevës
11.Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë, 2006
12.Hivzi Islami, E vërteta mbi shqiptarët në disa vepra antropogjeografike, Prishtinë, Dituria, nr.1, 1971
13.Rexhep Ismajli, Mbi disa toponime në Serbi të Jugut dhe në Maqedoni të Veriut, Prishtinë, Gjurmime Albanologjike, nr. 1-2, 1970
14. Shënime statistikore të marrura nga Enti statistikor i Serbisë

pr