Home LAJME Momente prej dasmës së vajzës së Bamir Topit (Video)

Momente prej dasmës së vajzës së Bamir Topit (Video)

1232
0
SHARE

Etida Topi, vajza e ish-presidentit Bamir Topi u martua të shtunën me djalin e biznesmenit të njohur, Luan Bregasi.

Ceremonia u zhvillua në vilën e Bamir Topit në afërsi të Dajtit.

TemA TV publikon videon me momentet me të spikatura të kësaj dasme që do të mbahet mend gjatë në kryeqytet për klasin dhe luksin.

Familjet kishin rënë dakord për një ceremoni të përbashkët, ku merrnin pjesë rreth 500 të ftuar.

Në ceremoninë e dasmës së vajzës së vogël të ish-presidentit Bamir Topi, ishte i ftuar edhe këngëtari i mirënjohur italian ,Albano Carrisi, po nuk ishte i pranishëm.

Këngëtari bëri një përshëndetje me videofoni.

Midis te ftuarve kishte persona VIP të biznesit dhe artit, por edhe politikanë. Ishin të pranishëm kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ish-presidenti Moisiu, ministri Blendi Klosi, deputeti i PS, Taulant Balla.