Home Aktuale Mjekët e Luginës pjesëmarrës në Kongresin botëror të mjekëve myslimanë të mbajtur...

Mjekët e Luginës pjesëmarrës në Kongresin botëror të mjekëve myslimanë të mbajtur në Turqi

146
0
SHARE

Me ftesë të kryetarit të Kongresit botëror të mjekëve myslimanë, Kasem Sezen, përfaqësuesit e shoqatës “Mjekët e Luginës”, të udhëhequr nga kryetari Beqir Nuhiu, kanë marrë pjesë në Kongresin e tretë të mjekëve botëror myslminaë të zhvilluar në Stamboll të Turqisë.
Shtatë mjekët pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës, për katër ditë qandruan në Turqi, ku ishin pjesë në punimet e panelit të mjekëve myslimanë të Evropës, ndërsa kishin mundësinë të këmbejnë përvoja të ndryshme me mjekët e vendeve të ndryshme.
Vlenë të theksohet, se gjatë gjithë kohës të Kongresit botëror të mjekëve myslimanë, mjekët nga Lugina e Preshevës, ishin tejet aktiv në diskutime, gjë që shihet nëpërmjet videove të siguruara nga Lugina-Lajm.
Kjo është hera e tretë rradhazi, që mjekët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, marrin pjesë në Kongresin botëror të mjekëve myslimanë të mbajtur në Turqi