Home OPIONIONE Mjafton!

Mjafton!

257
0
SHARE

Shkruan: Gëzim Saraçi

 

Ndonëse disa humoristë tanë, për “analistët” dhe për “figurat publike”, të cilët në mediet tona zënë hapësirë të mjaft të madhe, dhanë formulën e saktë, ku sipas tyre “në Kosovë mjafton të mos ia qëllosh tri herë dhe u bëre analist” , kjo thënie, për fat të keq, është jetësuar mjaft shumë në Kosovë.

Vendi ynë është stërmbushur me të tillë, “analistë të njohur” e “figura publike”, të cilët ndonëse nuk i takojnë ndonjë profili të caktuar shkencorë, janë të gatshëm që edhe duke mos qenë studiues të fushave për të cilat flasin, të jenë “ekspertë” për të gjitha fushat. Kjo ndodh ngase jo secili ekspert mund të thotë atë që e mendon, sepse hapësira në media iu rezervohet të tjerëve. Ngase jo secilit veprim të mirë, jo secilës vlerë, jo secilës të drejtë i jepet mundësia që t’i dëgjohet zëri.

Në Kosovën tonë,
– Mjafton që publikisht të bësh dy a tri herë me veprime politike të dështuara dhe ia arrite të bëhesh “fytyrë publike”.
– Mjafton që paradite të thuash PO dhe pasdite JO, për të njëjtën çështje publike dhe arrite të gradohesh me gradën tashmë “të popullarizuar” , atë të analistit.
– Mjafton që paradite të jesh në një parti politike, pasdite në partinë tjetër dhe arrite të bëhesh brumi më i përdorshëm për gatesat e lajmeve gjithandej vendit, pa përjashtim.
– Mjafton, kur në mungesë të së drejtës për të përfaqësuar dikë, përveç vetvetes, të hapësh gojën e të llomotisësh si zë i “shoqërisë civile”dhe arrite që të jesh vet shoqëria civile
– Mjafton që në mungesë të ndonjë titulli shkencorë t’ia dhurosh vetes titullin analist, nëse këtë nuk ta dhurojnë mediet.
– Mjafton “ të çmendesh” , të bësh një veprim të çmendur, të sulmosh një institucion dhe emri yt do t’i “begatoj” çdo mbrëmje, debatet publike në mediet tona.
– Mjafton që paradite të jesh kundër një institucioni dhe pasdite t’i dalësh në mbrojtje po atij institucioni dhe arrite të bëhesh “eksperti” i asaj fushe.
– Mjafton të bësh një vepër kriminale dhe të kesh guxim që tjetrin ta quash kriminel dhe arrite të bëhesh “rrotë s’ame”, ndërsa për ta shtuar “popullaritetin” tënd edhe më shumë përkujdesen mediet.

Por,
– Mjafton të mendosh për të rrëzuar një përmendore të një njeriu që dha jetën për liri dhe këtë mendim ta thuash publikisht, për të të quajtur PJELLË E SHKAUT, ngase këtë vetëm pjella e shkaut mund ta mendoj.
– Mjafton të them publikisht, se kur kjo pjellë e shkaut mendon për t’i rrëzuar këto përmendore, le të mendoj se pranë atyre përmendoreve, UNË do të jem në mbrojtje dhe secili që mendon për t’i rrëzuar ato përmendore do të rrëzohet aty pranë për të mbetur gjithmonë i rrëzuar, ngase përmendoret e Dëshmorëve të Kombit (atyre që ranë në luftë për liri) u ngritën për të mbetur të ngritura dhe të ndritura përgjithmonë.

E, për ata që me maskarallëqet e tyre ia dhanë të drejtën çdokujt , të vjellë mbi përmendoret e Dëshmorëve të Kombit, porosia ime është: Mjafton maskarallëku që keni bërë deri tash!

Autori është  ish ushtar i UÇK-së (reagim personal)