Home Aktuale Mitrovicë: Prenë të dashurën me thikë në fyt

Mitrovicë: Prenë të dashurën me thikë në fyt

148
0
SHARE

I. Vasiq 25 vjeçare nga veriu i Mitrovicës është vrarë, duke u prerë me thikë në fyt, ndërsa J. Jeremiq 24 vjeçar, po ashtu nga veriu i Mitrovicës, ka tentuar të vetëvritet, duke prerë venat e duarve, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it Ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma rreth orës 20:30 në një banesë në veri të Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, çifti ka qenë në lidhje dashurie, ndërsa këtij akti i ka paraprirë një përplasje mes vete.

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen, duke thënë se policia pas marrjes së informatës, ka hyrë me forcë në banesën ku është zhvilluar ngjarja, përkatësisht në rr. ‘Drvarska’ në veri të Mitrovicës, dhe ka takuar një mashkull me plagë në duar të shkaktuara me thikë, si dhe një femër pa shenja jete.

“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të zhvilluar hetimet, ndërsa i plagosuri ndodhet nën përkujdesje të policisë dhe të mjekëve në spitalin e veriut të Mitrovicës”, ka thënë për Kosovapress Hoti, pa dhënë detaje shtesë.

Në anën tjetër, disa fqinjë të ndër tesës ku ka ndodhur ngjarja tragjike, kanë konfirmuar se viktimat janë vendosur në atë banesë para 20 ditësh dhe kanë qenë në lidhje dashurie, pa dhënë detaje tjera.

Sipas tyre, nuk është dëgjuar ndonjëherë zhurmë në banesën e çiftit, ose përplasje në mes tyre.