Home Aktuale Mitrovica e Jugut kërkon hise në atë Veriut

Mitrovica e Jugut kërkon hise në atë Veriut

174
0
SHARE

Nga 38.5 milionë euro, që ka premtuar BE-ja për projekte zhvillimore të komunave veriore, deri më tani janë alokuar 8.5 milionë euro në vitin 2014, si dhe 3.5 milionë euro tani, ndërkohë komunat veriore kërkojnë 17 milionë euro.

Nëse jo në 38.5-milionëshin e BE-së, Mitrovica në jug kërkon hise në Fondin për Veriun.

BE-ja ka vazhduar me alokimin e mjeteve për komunat veriore të Kosovës nga 38-milionëshi i premtuar, ndërsa edhe Qeveria e Kosovës nuk ka mbetur anash, duke ndarë 15 milionë euro për katër komunat e veriut të vendit.

Me gjithë këto, jo pak mjete të ndara në katër komunat e veriut të vendit, deri më tani janë realizuar fare pak projekte.

Atje vazhdon të investojë shteti i Serbisë, edhe në infrastrukturën bazike, edhe në objekte banimi, si dhe në infrastrukturën shkollore dhe shëndetësore.